Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në konferencën e përbashkët pas Samitit Ukrainë – Evropa Juglindore, folën për rrezikun rus në Ballkan.
Zelensky: Fakti që gjendemi këtu sot, në një tryezë së bashku, është një shembull i rëndësishëm që kemi ardhur e jemi bërë së bashku. Unë mendoj se ajo që po ndodh tani është shembulli i duhur. Ne nuk u kushtojmë vëmendje provokimeve, pasi vetëm përçajnë. Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin. Mendoj se Rusia do të tentojë të destabilizojë situatën. Rusia del në përfundime për gabimet që ka bërë në territorin e Ukrainës, për rrjedhore do të tentojë të destabilizojë më tej.
Besoj se vendet baltike janë në kërcënim, Moldavia, vendeve e Ballkanit, ku Bashkimi Sovjetik ka qenë i pranishëm.
Veliaj fiton gjyqin, Gjykata e Tiranës dënon për shpifje Nënkryetarin e Rithemelimit, Luçiano Boçi, e detyron të bëjë përgënjeshtrim
Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje Nënkryetarin e Rithemelimit, Luçiano Boçi. Pas gjyqeve të fituara me Albana Vokshin dhe Jorida Tabakun, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar një tjetër gjyq për shpifje ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike, kësaj here ndaj nënkryetarit të fraksionit të PD-së që drejtohet nga Sali Berisha.
Sipas vendimit të gjykatës, Luçiano Boçi dënohet me 1 milion lekë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Gjithashtu, gjykata e detyron Boçin që të përgënjeshtrojë deklaratën e bërë prej tij në selinë e PD, të cilën e ka vlerësuar si shpifje. Vendimi u mor paraditen e sotme, pas deklartave të Boçit në lidhje me shkollat e reja të ndërtuara pas tërmetit.
Më herët, Veliaj ka deklaruar se me lekët e fituara nga gjyqet për shpifjet e hedhura nga opozita, ka krijuar një fond për blerjen e kompjuterëve për shkollat e Tiranës.
