Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit: KQZ materiale informuese dhe në gjuhët e pakicave kombëtare

23:44 / May 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KQZ pakicat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin për Pakicat Kombëtare. Marrëveshja e nënshkrua nga Kryetari i KQZ-së,  Klement Zguri dhe Kryetarja e Komitetit, Konstandina Bezhani ka si qëllim bashkërendimin e punës për informimin e pakicave kombëtare për zhvillimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Kryetari i KQZ-së,  Klement Zguri u shpreh se në zbatim të ligjit nr.96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, që përcanton dëtyrimin e KQZ-së për informimin e pakicave kombëtare (greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare), por edhe në respektim të të drejtave kushtetuese që zgjedhësit e pakicave gëzojnë. Sipas Zgurit KQZ do të vijojë të punojë me përkushtrim që zgjedhësit e këtyre komuniteteve të informohen dhe edukohen mbi procesin zgjedhor.

Kryetarja e KPK-së, znj. Bezhani deklaroi se Komiteti për Pakicat Kombëtare merr përsipër të vendosë në dispozicion të KQZ çdo informacion apo të dhënë që disponon, për njësitë e qeverisjes vendore ku personat që u përkasin pakicave kombëtare, përbëjnë mbi 20 përqind të numrit të përgjithshëm të popullsisë, si dhe realizimin e përkthimeve në gjuhët e secilës pakicë kombëtare të materialeve informuese, edukuese dhe ndërgjëgjësuese që KQZ do të realizojë për zgjedhjet e datës 30.06.2019.

Objekt i marrëveshjes së nënshkruar është Komunikimi dhe shkëmbimi i të dhënave për njësitë e vetqeverisjes vendore ku pakicat kombëtare përbëjnë mbi 20 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë, informimi i pakicave kombëtare për zhvillimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019, përmes materialeve informuese, edukuese dhe ndërgjegjësuese që do të prodhojë KQZ edhe në gjuhët e pakicave kombëtare.

KQZ dhe KPK do të të bashkëpunojnë dhe koordinojnë aktivitete të përbashkëta informuese në njësitë e qeverisjes vendore ku janë të përqëndruar zgjedhësit që u përkasin pakicave kombëtare.

gjuhet e pakicave informim KQZ Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.