Një 36-vjeçar punonjës i Gardës së Republikës ka bërë kallëzim në polici se persona të paidentifikuar i kanë hyrë në baneësë dhe i kanë grabitur armën.
Policia njofton se pas kallëzimitë të shtetasit Dh. P., 36 vjeç (punonjës i Gardës së Republikës), punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Lexo edhe :
Related Posts
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.