Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sekretari i OMONIA-s zbulon faktin që tronditi gjyqtarët për çështjen Beleri: U llahtarisën kur…

22:09 / February 29, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Marin Suli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestimi i Fredi Belerit Majin e vitit të kaluar, shënoi krizën më të rëndë të marrëdhënieve shqiptaro-greke që prej vitit 2000. Sonte në “Opinion” u diskutua pikërisht për këtë çështje.

Teksa pritet që Beleri të flasë më 5 Mars dhe të merret një vendim për të nga ana e GJKKO, Blendi Fezviu pyeti Sekretarin e OMONIA-s Marin Suli lidhur me një “dokument për gjyqtaren që po merret me çështjen e kryebashkiakut të Himarës”. Suli u përgjigj se nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë. Po ashtu ai mohoi lajmet që agjentë të policisë greke kanë ardhur në Himarë.

“Emigrantët himariotë që kanë ardhur të votojnë nuk janë zombi, janë shtetas shqiptarë që kanë të drejtën e votës. Nuk është përfshirë shteti grek, s’ka pasur asnjë presion për asnjë sekondë nga Policia, apo çdo organ. Fushata ka qenë një nga 61 fushatat më të mira në Shqipëri. Fushatën e prishi me shqelm i gjati që hyri si asnjëherë tjetër, dhe fatkeqësisht këtu filloi historia”, u shpreh ai.

Sipas tij arrestimi i Belerit ka ardhur nga frika se “ai do nxirrte në pah vjedhjet e pronave në Himarë.”

Ai madje deklaroi një detaj të ditëve të fundit, duke thënë se gjykatësit janë “llahtarisur” me provën shkencore për Belerin.

-A ka fakte për Belerin Prokuroria?

Marin Suli: Po të vetmin fakt që ka Prokuroria është specializimi se si falsifikohet një letër e bardhë dhe të montosh një çështje. Padashje Prokuroria pas shumë kërkesash na dorëzoi tabulatet telefonike të këtij të infiltruarit, të zotit Beleri dhe u vërtetua me prova shkencore që në momentin e prezumuar të këtij filmimi që nuk ekziston, Beleri me këtë oligarkun e sardeleve kanë qenë 4.2 km larg njëri-tjetrit. Me qelizat e antenave, njëri është në Himarë Spille qendër, tjetri në Himarë Potam. Është provë shkencore e dorëzuar në gjykatë.

-Po nuk pretendon që e ka takuar ai, e ka dorëzuar personi tjetër.

Marin Suli: Jo ai pretendon që ka video që thotë “jo 300 euro, 500 euro”. Gjykatësit u trembën, u llahtarisën dhe thanë “ore dale se na doli kjo gjëja e re, po na plas në dorë.” Po të rrije e të shihje gjestet e tyre, u treguan në hall.

-Analizë psikologjike!

Marin Suli: Ne po merremi me teori konspirative, e unë mos të merrem me analizë psikologjike kur i kam përballë! U përpoqën të japin dhe 7 ditë kohë që të shohin se çfarë do na japin ky prokurori dhe ajo zonja prokurore e SPAK-ut.

beleri OMONIA sekretari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.