Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Reforma territoriale, kreu i PL-së Ilir Meta: Nuk prodhoi decentralizim dhe nuk shtoi autonominë

12:00 / March 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
672 378 1709288336x1 mars lajme ora 1000 frame 32248 322
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia e Lirisë këtë premte organizoi një tryezë ku analizoi çfarë ka prodhuar Reforma Territoriale, e cila ka hyrë në fuqi prej vitit 2015. Për kryetarin Ilir Meta, nuk janë arritur qëllimet e reformës, pasi nuk kemi një pushtet vendor më të centralizuar dhe autonom. Sipas tij as kostot në buxhet nuk janë ulur nga kjo reformë, por ka ndodhur e kundërta.

“Indeksi i decentralizimit fiskal në vitin 2014 para reformës territoriale ka patur nivelin më të lartë ne 22.4, nivel ky që konstatohet ne ulje pas reformës territoriale, duke arritur në 19.0 në vitin 2019, ne 21.0 ne vitin 2020 dhe ne 22.1 ne vitin 2021. Si rrjedhim, konstatohet që qeveria qendrore pas reformës territoriale ka rritur kontrollin financiar vendimmarrës duke zvogëluar autoritetit financiar te qeverisjes vendore.

Së treti pesha e ulët e shpenzimeve vendore ndaj PBB-së. Një ndër objektivat e rëndësishme të reformës administrativo-territoriale në këndvështrimin e menaxhimit financiar ishte kthimi i rolit të pushtetit vendor në një qeverisje me një nivel të rëndësishëm të kapacitetit te saj ndaj Produktin e Brendshëm Bruto. Krahasimi i shpenzimeve të pushtetit vendor në raport me PBB-në tregon dështimin për të krijuar një pushtet vendor të decentralizuar dhe me autonominë e nevojshme për të ofruar shërbime publike cilësore.

Pushteti vendor nuk ka arritur të ndryshojë peshën e shpenzimeve vendore në raport me prodhimin kombëtar bruto. Ne periudhën mbas reformës, nuk asnjë potencial shtesë të kapacitetit fiskal të pushtetit vendor për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Përkundrazi buxheti vendor ne përqindje te PBB nga viti 2016 dhe në veçanërisht ne vazhdim mbas vitit 2020 ka pësuar rënie të theksuar”.

Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.