Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ Balluku në Baku: Krijimi i infrastrukturës së gazit dhe burimeve alternative, siguri më e lartë energjetike

12:44 / March 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 03 01 at 11.01.27 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot nga Baku, Azerbajxhan se krijimi i infrastrukturës së gazit dhe krijimi i një mundësie për të pasur burime alternative sigurisht do t’i jepte Shqipërisë, por edhe rajonit një siguri më të lartë energjetike.

Në një komunikim për mediet nga Azerbajxhani, ku u mbajt Ministeriali i 10-të i Korridorit Jugor të Gazit dhe Ministeriali i 2-të për energjinë e gjelbër, Balluku tha se “në këto ministeriale është diskutuar gjatë dhe gjerë për sa i përket të gjithë prioriteteve që kanë të bëjnë me gazifikimin e disa prej vendeve kryesore apo edhe me linjat e transmetimit të gazit të cilat tashmë janë konkrete dhe operojnë në të gjithë Europën”.

“Por pas agresionit rus në Ukrainë, sigurisht gazi ka qenë një nga çështjet më të rëndësishme të diskutuara për sa i përket furnizimit për të gjithë Europën, por sigurisht dhe krijimit të depozitave të sigurisë, pasi sot flitet gjerësisht për një axhendë të gjelbër që Shqipëria sigurisht kryeson ashtu si dhe vendet skandinave duke qenë se prodhimi jonë është i bazuar 100% mbi burimet e rinovueshme”, theksoi Balluku.

Në Baku është zhvilluar Ministeriali i 10-të i Korridorit Jugor të Gazit, ndërkohë që njëkohësisht është zhvilluar dhe Ministeriali i dytë për energjinë e gjelbër me prezencën e Komisioneres, Katherine Simpson të Bashkimit Europian, me prezencën e të gjithë ministrave që janë pjesë e këtyre dy tryezave të rëndësishme dhe sigurisht ka pasur edhe një të ftuar nderi kësaj radhe i Presidentit Alijev, që ka qenë Kryeministri Edi Rama.

belinda balluku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.