Java e ardhshme do të jetë vendimtare për PD-në e Berishës dhe të Bardhit, ky pas bashkimit dhe dalja bashkë në protestën e madhe të 20 shkurtit, do të vuloset edhe me riorganizimin.
”TiranaNews” mëson se të martën Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha mbyll procesin e bashkimit me grupin e drejtuar nga Gazment Bardhi.
Në mbledhjen e Këshillit do të zgjidhen nënkryetarë të PD Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj dhe tashmë PD bëhet me 4 nënkryetarë, pasi prej dy vitesh janë edhe Oerd Bylykbashi e Luciano Boçi.
Por nuk do të jetë me kaq, pasi nga ana tjetër në kryesi do të hyjë edhe Jorida Tabaku, e cila deri më tani ka preferuar të mos bashkohet me Sali Berishën. Gjithashtu në Kryesi do të hyjë edhe Zheni Gjergji e Ervin Salianji.
Edhe pse do të zgjidhet në Kryesi ditën e martë, Jorida Tabaku nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ne kontaktuam Tabakun, e cila bëri me dije se lajmin e zgjedhjes në Kryesinë e drejtuar nga Sali Berisha e mori vesh nga media.
