Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Alket Islami dhe vajza e tij i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve, Veliaj: Farka, një zonë në zhvillim, do ndërtojmë 6 shkolla të reja

18:58 / March 3, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Tiranës po vijon aksionin për shtimin e gjelbërimit në qytet, teksa këto muaj janë kthyer në muaj mobilizimi masiv për mbjelljen e pemëve. Këtë herë fushatës së mbjelljeve iu bashkuan nxënës të shkollës 9-vjeçare Lundër, si dhe presidenti i Aeronautikës Shqiptare, Alket Islami me vajzën e tij.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Bashkia e Tiranës po kujdeset që, teksa mbaron infrastruktura rrugore, të vijojë puna edhe për gjelbërimin e dy anëve të rrugës.

“Nga njëra anë kemi liqenin e Farkës, ku ne shumë shpejt mbarojmë investimin dhe këtë verë do jemi gati jo vetëm për fluturimet, por edhe për vrapin, maratonën, triathlonën dhe për shumë aktivitete të tjera, që do sjellin jetë te Liqeni i Farkës, duke rritur vlerën e pronës disa herë. Nga ana tjetër e autostradës kemi investimet me tregun agro-ushqimor. Terminali i Autobusëve ka mbaruar. Kemi bashkuar Tiranën urbane, Tiranën rurale, pjesën e natyrës dhe pjesën e agro turizmit. Fakti që edhe tregu agro-ushqimor është afër, përdoret e gjithë Lugina e Erzenit dhe autostrada, si një mënyrë fantastike për të ndihmuar fermerët tanë. Gjykoj se e ka justifikuar investimin. Ne do ta ndjekim gjurmën e autostradës derisa të bashkohemi në Shkozë. Aty ku kemi bashkëpunim ne ecim përpara dhe shpejt. Aty ku kemi bllokim, politika na merr 2-3 vite të rëndësishme të jetës tonë dhe vonohemi. Por, projektet nuk pengohen, ndaj ftesa për të gjithë banorët është: Ka një moment për të bërë politikë, ka një moment për t’u marrë me votime dhe parti, por ka shumë kohë për t’u fokusuar te puna dhe për t’u siguruar që këto investime i përfitojnë të gjithë”, tha Veliaj.

Ai bëri me dije se me zhvillimin e zonës do shtohen edhe shkollat e reja, pasi nënvizoi se aty ku shkon infrastruktura shkon edhe zhvillimi.

“Në anën e djathtë të autostradës do kemi shkollën ‘Dritëro Agolli’, te pjesa e Parkut Olimpik. Në anën e majtë, në zonën e Kopshtit Botanik, do të jetë shkolla tjetër, për ta plotësuar zonën e Liqenit të Thatë. Do të kemi edhe dy shkolla të tjera në anën tjetër, tek zona e Astirit dhe pastaj te dalja në autostradë në Sauk, aty ku është akademia e Policisë”, tha Veliaj.

Nga ana e tij, presidenti i Aeronautikës Shqiptare, Alket Islami e cilësoi zonën e Farkës, si një nga vendet më të bukura të Tiranës.

“Në qoftë së do të zgjidhja, duke e parë nga lart, si një nga vendet më të bukura të Tiranës, do të zgjidhja Farkën. Jam shumë i kënaqur që bashkë me vajzën time dhe kryetarin të bëjmë këtë promocion dhe këtë mbjellje shumë të rëndësishme në këtë zonë, që ka marrë një vlerë të jashtëzakonshme, falë edhe investimit të rrugës, po falë edhe këtij biodiversiteti fantastik, rrëzë Dajtit e kësaj natyre të mrekullueshme”, u shpreh Islami.

alket islami Erion Veliaj SHKOLLA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.