Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në Oqeanin Paqësor në jug të Zelandës së Re, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).
Tërmeti ndodhi 1500 kilometra në juglindje të bregut të Zelandës së Re, në një thellësi prej 10 kilometrash, tha USGS.
Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar.
