Përurohet baza e re e NATO-s në Kuçovë, me një ceremoni madhështore. Baza vjen me një infrastrukturë të re, ku janë instaluar stacioni i kontrollit tokësor për dronët e njohur si Blloku Taktik 2.
Baza pritet të inaugurohet sot me praninë e përfaqësuesve të NATO-s dhe autoriteteve shqiptare. Të pranishëm në ceremoni janë kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, deputetë dhe ambasadorë.
Lexo edhe :
Related Posts
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se “sot, deklarojmë zyrtarisht rihapjen e bazës ajrore të Kuçovës, një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri. Do të shërbejë si bazë ajrore teknike”.