Nga banesa ku qëndron në izolim që prej 30 dhjetorit 2023, ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Koçovë. Duke folur si kryetar i partisë Demokratike, Berisha përmend anëtarësimin si një arritje të qeverisë së tij, duke u shprehur se edhe sot kjo forcë politike e mbështet aleancën pa rezerva.
“Sot u inaugurua në Kuçovë, pas rikonstruksionit të Aeroportit, baza ajrore e NATO-s në Shqipëri. Partia Demokratike, si forca politike e parë në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO dhe që 15 vjet më parë me reforma të thella dhe të shumëanshme antarësoi Shqipërinë në NATO, përshëndet këtë ngjarje të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Lexo edhe :
Related Posts
Partia Demokratike garanton NATO-n se ajo sot dhe në të ardhmen mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe mbetet e vendosur në respektimin e të gjitha detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë ndaj saj”, shkruan Sali Berisha.