Një vit më parë djali i Ardit Gjebreas shpalli fejesën me partneren e tij prej disa vitesh. Nëpërmjet një ceremonie mes dy familjeve, Jon Gjebrea dhe Merlin Haxhiymeri më 8 janar 2018 u quajtën zyrtarisht të fejuar. Çifti bashkëjeton në Vjenë ndërsa vijnë herë pas here në Shqipëri për të takuar prindërit.
Gjithmonë nën shoqërinë e njëri tjetrit, Joni dhe Merlin ngurojnë t’i shprehin njëri tjetrit dashurinë; ndërsa sot bukuroshja Merlin është surprizuar nga i fejuari saj.
Sapo ka hyrë në shtëpi ajo ka gjetur mbi tavolinë një buqetë të bukur me lule, të cilën e ka postuar në instastoryn e saj, duke na njohur kështu edhe me dërguesin special, që nuk mund të ishte tjetër përveçse Joni./Bordo/
“Jon Gjebrea të dua”; shkruan Merlin në story ndërsa ne na u bënë sytë zemra.