Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Studenti shqiptar ‘përplaset’ me Jeremiç në Cambridge: Serbia kreu krime të tmerrshme në Kosovë

18:05 / March 5, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9880
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç përpara disa kohësh ishte i pranishëm në një konferencë në Britani. Jeremiç mori pjesë në këtë konferencë, ku ishin të pranishëm shumë studentë. Një prej studentëve të pranishëm në Forum ishte edhe studenti shqiptar Leart Avazaj, student në University of Cambridge. Ai nuk lejoi Jeremiçin që të propagandojë në kurriz të Kosovës.

“Ju e nisët duke përmendur përvjetorin tuaj. Po i bashkohem punës së përvjetorëve dhe të them se këtë muaj shënohet 25- vjetori prej kohës kur 45 shqiptarë ishin marrë peng nga shtëpitë e tyre në fshatin e vogël të Reçakut dhe ishin vrarë nga trupat serbe. Në Serbinë e sotme, kjo konsiderohet teori konspirative, dhe ky është qëndrimi i shtetit serb, i atij shteti që ju i keni shërbyer dhe i të njëjtit shtet që ka vrarë 13 mijë civilë më 1998 e 1999 dhunoi mijëra gra më 1998/99 dhe i dëboi miliona shqiptarë jashtë shtëpive të tyre, përfshirë familjen time meqë ra fjala”, tha fillimisht studenti i matematikës.

Avazaj më tej shtoi se nuk ka dëgjuar që Beogradi të kërkojë falje për të tilla krime. “Unë nuk kam dëgjuar ndonjë kërkim-falje nga Serbia. E di se ju nuk e keni bërë një të tillë gjatë kohës si ministër i jashtëm. Dhe ju flisni për Milosheviçin si një përjashtim të rrallë: “Oh, ai ishte…diktator i çmendur, ai ishte Sadami ynë, tashmë s’kemi diçka të tillë… Epo, kjo qartazi është e pavërtetë. Sepse nëse e shihni Serbinë para Milosheviçit, për aq sa Kosova ishte e okupuar nga Serbia, planet për shfarosjen e shqiptarëve ekzistonin me Çubriloviçin, Andriçin… dhe nëse e shihni Serbinë pas Millosheviçit prej kohës kur ai vrau veten, ju keni pasur (i ndërhyhet “ai vrau çfarë?”)”, shtoi Avazaj.

Studenti shqiptar i Kosovës ia kujtoi ish-zyrtarit të lartë të Serbisë se presidenti aktual serb Aleksandër Vuçiç, në kohën e Millosheviçit ka qenë ministër i Informacionit.

“Ju i keni pasur disa nacionalistë të preokupuar në imazh që thoshin : “Oh, ne s’e duam Millosheviçin,” por që i thonë të njëjtat budallëqe për Kosovën, dhe më pas keni dikë që po e udhëheq Serbinë prej 10 vjetësh, që është pothuajse dishepulli i Millosheviçit, ai që ishte ministër i Informacionit në Qeverinë e Millosheviçit”, pohoi Avazaj.

Ndërsa, në fund, i riu nga Kosova ka kërkuar një përgjigje nga Jeremiç për faktet që përcolli.

“Ndoshta ju mund të thoni, “Oh, këta 744 njerëz që u gjetën në Batajnicë që ishin vrarë në Kosovë dhe u çuan qindra kilometra larg në Serbi ndoshta e çuan veten në Serbi dhe u shtrinë të vdekur. Ndoshta ky është versioni juaj i të vërtetës meqë duam të relativizojmë gjithçka. Pyetja ime është: si do të pajtoheni me këto fakte?!”, përfundoi ai. Jeremiç u duk qartë se u vu në siklet nga fjalët e djaloshit nga Kosova.

Jeremic Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Trump miraton marrëveshjen bërthamore civile me Arabinë Saudite, shtohen shqetësimet për sigurinë në Lindjen e Mesme

11:10 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.