Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pamjet kur fëmijët e Pëllumb Metës qarkullojnë me makinën e të atit pas krimit

19:26 / March 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1708871301 pellumbmeta transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kjo është makina tip Citroen e të ndjerit Pëllumb Meta 49 vjeç që del në qarkullim 14 orë pas vrasjes së tij. Automjeti drejtohej nga një prej djemve të Pëllumb Metës, të cilët vunë në zbatim planin për të inskenuar krimin.

Këto janë pamjet e një kamera sigurie që i përkasin datës 11 Shkurt 2024, ku në rrethrrotullimin e Shëanavlashit në Durrës në orën 5:17 shfaqet automjeti Citroen me targa AA 180 YO në pronësi të Pëllumb Metës. Ky episod është regjistruar 14 orë pas vrasjes së Pëllumb Metës brenda banesës së tij.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1708871301 pellumbmeta transformed
    ''Eni milioner'', a u vra Pëllumbi nga djali i tij për tokën me vlerë 500 mijë euro? Pista e re e hetimeve

Automjeti besohet se drejtohej nga një prej djemve të Pëllumb Metës, Hyseni ose Amarildo. Në versionin e fundit në gjykatë, vajza e viktimës, Hygerta Meta deklaroi se makinën e drejtonte ajo. Por hetuesit nuk janë në gjendje ta përcaktojnë saktë për shkak të errësirës.

Mjeti ishte drejtuar për tek Sektori Rinia, aty ku dhe u gjet nga policia. Makina ishte lënë qëllimisht aty për të krijuar idenë se Pëllumb Meta ishte zhdukur, alibi kjo që u përdor nga djali i madh i tij Hyseni, i cili bëri dhe kallëzim në polici për zhdukjen e babait pas vrasjes.

Pak minuta pasi në kamerat e sigurisë shfaqet makina e viktimës, në orën 5:21 duket edhe një makinë tjetër, Audi A8 ngjyrë e zezë në pronës të S.B., komshi i familjes Meta.

Mjetin ja mori në përdorim Hysen Meta, i cili ka deklaruar se në deejtim ka qenë vetë.

Pronari i Audit ka thënë para hetuesve se shoku i tij Hyseni i kërkoi ta shoqëronte diku sepse donte të fshihte një armë.

Por me makinën Audi u mor njëri nga fëmijët e Hysenit në Sektorin Rinia, pasi kishte braktisur aty mjetin e babait, tip Citroen.

Për vrasjen e Pëllumb Metës janë në burg 3 fëmijët e tij; Hyseni, Hygerta dhe Amarildo.

Ndërsa bashkëshortja e viktimës po hetohet në gjendje të lirë.

Durres pëllumb Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.