Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Debat i fortë midis Ardit Bidos dhe Alfred Lelës për arrestimin e Belerit: Është turpi juaj që e keni kandiduar

22:22 / March 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alfred lela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çështja e arrestimit dhe dënimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri shkaktoi debate në studion e “Open” midis Ardit Bidos, Profesor i Asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Alfred Lelës, Drejtor i zyrës së Komunikimit në PD.

Pjesë nga debati:

Bido: Zero për mbrojtjen e një përdhosësi të simboleve kombëtare të dënuar nga gjykatat e këtij vendi.

Lela: Është turp i kujt? Nëse dikush është dënuar dhe ka kryer dënimin duhet të dënohet edhe një herë? Ose të flasim për luftën italo-greke ose të flasim për Fredi Belerin.

Bido: Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, dëshmorët e atdheut janë asgjë për ty!

Lela: Ky është patriotizëm part time. Sepse ata që janë full time ankohen njëlloj si për Erdoganin ashtu edhe për Fredi Belerin. Nuk harrojnë Erdoganin dhe kujtohen për Fredi Belerin. E kanë Shqipërinë një! O po ma nguci greku dhe më dhemb. Ky është patriotizmi i shkollës së natës.

Bido: Për persona që janë akuzuar për vrasje shqiptarësh. Unë po flisja për dosjen.

Lela: Kur po flisje për përgjimin po heshtja, kur fillova për luftën italo-greke ndërhyra. Nëse je duke folur si zyrtar i shtetit, më lajmëro si të tillë.

Bido: Jam duke folur si njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare. Është turpi juaj që e keni kandiduar një përdhosës të simbolit kombëtar.

Alfred Lela Ardit Bido beleri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.