Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi i dyshuar si ekzekutori kërkon lirinë

10:16 / March 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1709971848xdownload 737
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy muaj pas ekstradimit të tij nga Maroku në Shqipëri, pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva u rikthye në Gjykatën e Lezhës.

I bindur se nuk ka lidhje me krimin, 28-vjeçari përmes një kërkesë të avokatit mbrojtjes kërkon lirinë. Por pavarësisht prezencës së portugezit në gjykatë, seanca gjyqësore nuk u zhvillua për shkak të mungesës së përkthyeses, duke u shtyrë për ditën e hënë.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.

Po për këtë krim të ndodhur me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i këtij i kësaj vrasje. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

ardian nikulaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ Sindikata e Pedagogëve vendos bojkotin e mësimit në universitete: Vetëm 10% e personelit akademik firmosi peticionin  për dorëheqjen Ramës

13:43 / October 20, 2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026

Balla pas mbledhjes së Grupit të PS: Gjaku i policëve është gjaku i shtetit/ Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte

12:25 / October 20, 2026

Një grup pedagogësh, mes tyre dhëndrri dhe vajza e Berishës, i bashkohen protestës, përmbysin karriget e vendosura nga Rama për dialog

12:15 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.