Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zelensky në Turqi, Erdogan: Të gatshëm të organizojmë një takim paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë

12:25 / March 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky Erdoghan 770x398 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan është shprehur se Turqia është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Deklarata e tij erdhi pas bisedimeve me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Stamboll dhe shtoi se Ankaraja mbështet integritetin territorial të Kievit.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin Zelensky, Presidenti Erdogan tha se kishte diskutuar zhvillimet në lidhje me luftën në detaje, si dhe sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, përfshirë marrëveshjen mbi eksportet e drithërave, nga e cila Rusia u tërhoq në gusht të vitit të kaluar.

Ai tha gjithashtu se Turqia do të kontribuojë fuqishëm në rindërtimin e Ukrainës sapo të përfundojë lufta. Turqia është anëtare e NATO-s dhe ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës, por gjithashtu ka ruajtur marrëdhëniet e mira me Rusinë dhe flet rregullisht me të dyja palët në konflikt.

Vizita e Zelenskit në Stamboll vjen përpara një vizite të pritshme të presidentit rus Vladimir Putin, për të cilën Kremlini ka thënë se do të bëhet pas zgjedhjeve të 15-17 marsit në Rusi.

Zyra e Presidentit Zelensky tha se axhenda e bisedimeve me zotin Erdogan përfshin një formulë paqeje që synon t’i japë fund luftës me Rusinë, lirimin e të burgosurve ukrainas të luftës të mbajtur nga Moska dhe marrëdhëniet dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

Në fillim të takimit, Zelensky tha rrjete sociale se Ankaraja dhe Kievi duhet të punojnë së bashku për të arritur sigurinë ushqimore dhe sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, duke shtuar se Ukraina gjithashtu dëshironte lidhje më të forta në fushën e mbrojtjes me Turqinë dhe kishte nevojë për ndihmën e saj për të siguruar lirimin e të burgosurve.

Erdogan turqi zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.