Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e dy shqiptarëve, pas debateve qëlluan me breshëri! Krimi në zonë të populluar, pistat ku po hetohet

08:58 / March 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasja ne itali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmë, dy shqiptarë humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Frosinone të Italisë. Shqiptari i parë humbi jetën në vendin e ngjarjes, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Ndërsa i riu i dytë ndërroi jetë pak orë më pas në spital.

Dy personat e tjerë që mbetën të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Prefekti i Frosinone Ernesto Liguori ka njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme të komitetit për rendin dhe sigurinë publike sot në orën 11:00.

Një grup shqiptarësh ndodheshin në një lokal, kur nga një makinë kanë zbritur dy persona dhe kanë nisur të debatojnë me shqiptarët. Më pas një nga personat që doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi me shpejtësi duke goditur të katër personat në tavolinë. Dy sulmuesit u larguan në këmbë. Vendi ishte plot me klientë dhe mbi dëshmitë e tyre policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Pasi ka sekuestruar makinën e braktisur, policia po kontrollon se kujt i përket dhe nëse ishte marrë me qira. Pista mbi të cilën po fokusohen hetimet është ajo e konfliktit mes grupeve shqiptare kriminale për zotërimin e zonave të trafikut të drogës dhe prostitucionit. Aktivitete kriminale, të cilat janë goditur kohët e fundit nga policia italiane.

dy shqiptarë Itali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Homazhe në nder të efektivit Enea Mekolli/ Koçiu: Ngjarje shumë e rëndë humbja e jetës së dëshmorit të atdheut

12:11 / June 5, 2026

Ulet çmimi i karburanteve/ Nafta dhe benzina do të shiten 3 lekë më pak

11:22 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.