Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Çdo të ndodhë tani me Ramën?”/ Ngjela: Politika amerikane e ka në dorë, kryeministri merr fund për tre ditë…

15:13 / May 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
786ed993c8b6e4dd9d5f393d4b1a8f44 L
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë se çfarë do të ndodhë me kryeministrin Edi Rama pas vizitës në Berlin.

Sipas Ngjelës, Rama ka ndjekur idenë e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për copëtimin e Kosovës, duke e bërë atë më pak të pëlqyer te politika amerika, ndërsa pretendon se ata asnjëherë nuk e kanë pëlqyer kryeministrin shqiptar.

‘Nëse politika e lartë amerikane e godet Ramën hapur si bashkim me politikën serbe për aneksimit e territorit të Kosovës, Edi Rama merr fund për tri ditë’, shkruan ndër të tjera avokati në Facebook.

Analiza e plotë e Ngjelës:

Çfarë do të ndodhë tani me Ramën?

Nuk ka as më të voglin dyshim që Rama ka ndjekur idenë e presidentit të Serbisë Vuçiç dhe presidentit të Kosovës Thaçi, për copëtimin e territorit të Kosovës në favor të Serbisë.
Por, pyetja nuk bëhet më për Thaçin, se ai nuk ka më të ardhme në Kosovë; por çështja shtrohet për Ramën.

Politika amerikanë asnjëherë nuk e ka pranuar Edi Ramën. Natyrisht ky mospranim nuk ka qenë në një masë aq drastike sa mospranimi që politika amerikane i ka bërë Sali Berishës. Por, gjithsesi, edhe ky për Ramën ka qenë e mbetet një mospranim.

Po tani, pas goditjes që Rama mori në Berlin?
Tani politika amerikane po të dojë e varros Ramën bashkë me idenë e coprimit të terrirorit të Kosovës, sepse tani dihet botërisht që ajo ka qenë një ide e presidentit të Serbisë, Vuçiç.

Nëse politika e lartë amerikane e godet Ramën hapur si bashkim me politikën serbe për aneksimit e territorit të Kosovës, Edi Rama merr fund për tri ditë.

Por, a do ta bëjë politika amerikane këtë?
Të shohim, se këtu ka një gjë: pas gjithë këtyre viteve mospranimi, politika amerikane e ka në dorë tani që ta dëbojë Edi Ramën përfundimisht nga politika shqiptare.
Tani që kundërshtari i politikës amerikane, Berisha, ka ikur, dhe jo pa meritë të politikës amerikane, a do t’ia heqë shqiptarëve Amerika edhe zgjedhën Rama?

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma zgjedhore, PS: Të zgjatet afati/ Maxhoranca ftesë PD: Votim elektronik në të gjithë vendin

15:46 / July 13, 2026

António Costa: Shqipëria një hap më pranë BE-së, mbyllen tre kapituj të negociatave

15:09 / July 13, 2026

Salianji sulmon bojkotin e PD-së: I shërben Ramës, Berisha po sillet si bashkëortak i qeverisë

14:46 / July 13, 2026

Balla në Kuvend: Kur hyri Saliu, Gonja, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

11:26 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.