Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Negociatat për shuar kaosin në Kuvend, Nikolla ul sot në tryezë Bardhin dhe Çuçin. Basha jashtë

08:21 / March 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi nikolla1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të shuar kaosin në Parlament, kryeparlamentarja Lindita Nikolla do të ulë sot në orën 13:30 në tryezën e Konferencës së Kryetarëve, krerët e grupeve parlamentare, të PS-së Bledi Çuçin dhe të PD-së Gazment Bardhin.

Bardhi nuk i është bashkuar prej thuajse 5 muajsh mbledhjeve të Konferencës së Kryetarëve, por bisedimet mund ta rikthejnë atë në tryezën e drejtuesve të grupeve parlamentare, çka do të ishte shenja e parë e një dakordësie për t’i dhënë fund kaosit.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1710247334 cc3066af757c4407a06dd5ad4d4174fc transformed
    Pas 5 muajsh kaos në Kuvend, Rithemelimi ulet në tryezë me PS! E pranishme dhe Flutura Açka

Një ditë më parë Nikolla ka zhvilluar takime të ndara në kryesinë e Kuvendit me kreun e grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçin, por edhe me kryetarët e dy komisioneve, Damian Gjiknurin e Reformës Zgjedhore dhe Klotilda Bushkën e Ligjeve, me gjasë për të diskutuar me ta mundësitë sesi do të qasen në negociata me grupin e Rithemelimit për çështjen e Zgjedhores.

Për reformën zgjedhore një përpjekje për të ulur palët e për të dëgjuar propozimet e tyre do ta bëjë dhe OSBE-ODIHR, që më 13 mars sjell në Shqipëri ekspertët e saj për një tryeze pune, ku edhe Bardhi mësohet se do të ketë përfaqësuesin e tij.

Sa i takon kërkesës së Rithemelimit për komisionet hetimore, palët duket të jenë dakordësuar për të pranuar 2 të tillë, me kushtin që objekti të jetë konkret. SHBA dhe BE ka përsëritur mesazhin për dialog dhe tha se palët duhet të angazhohen për një parlament funksional.

parlament PD PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mos lejoni që realiteti i sotëm të vendosë kufijtë e së ardhmes suaj”, ambasadori Meidani studentëve të RMV: Ju jeni brezi i ndryshimit

23:01 / June 9, 2026

Gjenden dy turistët që humbën në malet e Polisit

22:45 / June 9, 2026

Rama nga Fieri: Shumë shpejt këtu do sjellim universitet mjekësie, me standardet më të larta

22:00 / June 9, 2026

Moment simbolik, Papa Leo përshëndet pilotët gjatë fluturimit në Spanjë (Video)

21:18 / June 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.