Gjykata e Lartë vendosi që çështja e “21 janarit” t’i kalojë prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Kolegji penal i Gjykatës së Lartë pasi dëgjoi relatimet dhe mbajtur parasysh vendimin e Strasburgut 2023 lidhur me zgjidhjen efektive vendosi ndryshimin e vendimit të gjykatës së Apelit, ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe urdhëroi spak që të regjistrojë hetimet për çështjen e “21 Janarit”.