Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Haradinaj ul tonet: Rama është vëllai im! Dialogu me Serbinë në duart e Merkel

16:06 / May 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hARADINAJ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Samiti i Berlinit ka qenë një takim jashtëzakonisht i suksesshëm, pasi dialogu i është marrë Mogherinit nga duart, dhe tashmë atë e kanë në pronësi Angela Merkel dhe Emanuel Macron.

Në një prononcim për mediat, Haradinaj ka thënë që nga Mogherini ka pasur rrezik që Kosovës t’i vinte një marrëveshje e keqe, që mund ta ndante Kosovën.

“Samiti i Berlinit është një ngjarje shumë e dobishme për Kosovën, e suksesshme sepse dialogu i është marrë zonjës Mogherini, tek e cila ka pasë rrezik Kosovës me i ardhë ndonjë propozim-marrëveshje e keqe përfshirë edhe ndarje të vendit, tash është në përgjegjësi të Merkelit dhe Makronit. Dialogu është heqë prej adresës që ka mund me e befasu Kosovën me një marrëveshje të keqe”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se tashmë Kosova mund të jetë e qetë, por vigjilente pasi kuzhinat e huaja mund të vazhdojnë të gatuajnë ide për ndarje të Kosovës.

Sa i përket përplasjes me Edi Ramën rreth zhvillimeve të ndodhura në Samitin e Berlinit, Haradinaj ka thënë se e respekton institucionin e kryeministrit të Shqipërisë dhe se Edi Ramën e ka vëlla.

“Edi Rama është vëlla i imi. Të vërtetën do ta them gjithmonë, kam thënë të vërtetën për atë që ka ndodhur në Samitin e Berlinit”, është shprehur Haradinaj.

Sa u përket deklarimeve për heqjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, Haradinaj ka thënë se duhet hequr pikat e kontrollit që të mos ketë shumë vonesa.

Ndërkohë për pjesëmarrjen e Millorad Dodikut në Samitin e Brdo-Brijonit në Tiranë, Haradinaj thotë se ai nuk është kurrfarë figure që përfaqëson ndonjë vlerë, pos agjent i Putinit në Ballkan.

haradinaj Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.