Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Hasani: Shqipëria, rol të rëndësishëm në Korridorin Jugor të Gazit

20:39 / March 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hasani MJ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor është zgjidhja e vetme ndaj krizës, me të cilën po përballet sektori i energjisë në Evropë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i ftuar nga homologu hungarez, Péter Szijjártó, në Forumin Ballkanik të Budapestit, nënvizoi kapacitetin e vendit tonë për prodhimin e energjisë nga uji, por edhe nga dielli e era.

“Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur për shkak të pozicionit të saj gjeografik në Korridorin Jugor të Gazit, veçanërisht përmes Gazsjellësit Trans-Adriatik.

Është një model i bazuar në diversifikimin,ku energjia shërben si katalizator për hapjen e rrugëve të duhura për tregtinë dhe diplomacinë”, tha ai.

Kryediplomati shqiptar theksoi se, përfshirja e Shqipërisë në rrugët kryesore energjetike të kontinentit, i jep potencial vendit tonë për t’u kthyer në një nyje të rëndësishme strategjike.

“Është koha që ne, vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm të punojmë për prodhimin e energjisë brenda vendit, por edhe të bashkërendojmë strategjitë e të kthehemi në potencial kryesor të sigurisë energjitike për Evropën”, nënvizoi Ministri.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Hungari, ishte pjesë e panelit “Siguria Energjitike, Rigjallërimi i Sigurisë” në Forumin Ballkanik të Budapestit.

gazit Hasani korridori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.