Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dështoi të menaxhonte përmbytjet, KE padit Greqinë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë

09:25 / March 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2023 09 09 142205 1694218691. large 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Europian ka vendosur të padisë Greqinë në Gjykatën Europian të Drejtësisë. Shkak është bërë dështimi i vendit fqinj për të menaxhuar përmbytjet si pasojë e klimës.

“Komisioni Europian konsideron se përpjekjet e autoriteteve greke deri më sot kanë qenë të pamjaftueshme dhe për këtë arsye po e referon Greqinë në Gjykatën Europiane e Drejtësisë së Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e saj zyrtar.

Shirat e rrëmbyeshëm të cilat përmbytën fushën pjellore të Thesalisë, shkatuan dëme të mëdha në sektorin bujqësor grek, si rrjedhojë Komisioni Europian ngriti pikëpyetje në lidhje me aftësinë e vendit mesdhetar për t’u përballur me një klimë gjithnjë e më të çrregullt.

Sipas rregullave të BE-së, vendet anëtare duhet të përditësojnë një herë në gjashtë vjet planet e tyre të menaxhimit të përmbytjeve, një sërë masash që synojnë t’i ndihmojnë ata të zbusin rreziqet e përmbytjeve të banesave, mjedisit dhe fushave për prodhim bujqësor.

Greqia u njoftua zyrtarisht nga Komisioni Europian vitin e kaluar se duhet të finalizonte planet e saj të menaxhimit, por vendi deri më tani nuk e ka rishikuar planin e saj të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet. Ministria greke e mjedisit nuk i është përgjigjur interesit të mediave për koment, citon Reuters.  Komisioni Europian muajin e kaluar paditi Bullgarinë, Qipron, Spanjën, Irlandën, Maltën, Portugalinë dhe Sllovakinë për mospërmbushje të detyrimeve të tyre përkatëse të raportimit.

Greqi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundojnë ekzaminimet pas vdekjes së studiueses në Siberi, Rusia: 5 mijë teste pa rezultat shqetësues

20:50 / October 8, 2026

Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem, 11 të arrestuar në protestat pro-palestineze

09:00 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

08:28 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.