Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ke gjë personale?! Debati mes Salianjit dhe Zogajt

22:39 / March 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salianji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Temë diskutimi në “Opinion” ishte marrëveshja e arritur së fundmi mes dy forcave më të mëdha politike në vend sa i takon komisioneve hetimore. Ishte deputeti demokrat Ervin Salianji që hodhi poshtë aludimet se ekzistojnë nënkomisione që do merren me reformën në drejtësi, gjë që e përmendi analisti Preç Zogaj.

Më pas situata mes tyre agravoi në debat, aq sa drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i shtroi pyetjen Salianjit se “mos ka diçka personale me Zogajn”.

Ervin Salianji: Nuk ka asnjë nënkomision që do të merret me Reformën në Drejtësi. Pra është lajm i rremë, sepse sa u tha nga Preçi.

Preç Zogaj: Jo, jo! Jo për reformën zgjedhore…

Ervin Salianji: E them me përgjegjësi.

Preç Zogaj: E tha ky “e marr të mirëqenë”…Po e the në emër të “Rithemelimit”…

Ervin Salianji: O zoti Zogaj, unë nuk po të them si përfaqësuesi i Bashës ty mor zotëri. Unë jam deputet i Partisë Demokratike. Po qe se flet si përfaqësues i Bashës, si anëtar i Këshillit Kombëtar, si Këshilli Atlantik i këtij që merr para ruse, fol…Në emër të tij po flet?!

Preç Zogaj: Unë anëtar i Këshillit Kombëtar?!

Ervin Salianji: Këshilli Atlantik, se ka ca këshilla ai…Këshillin e Varshavës. Unë po them ta respektojmë njëri-tjetrin në debat. Jo të merremi se në emër të kujt flet.

Preç Zogaj: Unë po flas në emër tim, kam folur para Bashës.

-Ke gjë personale me Preçin?

Ervin Salianji: Jo, madje e kam mik.

Preç Zogaj: Unë kam fol me vite para Bashës.

Ervin Salianji: Të më thotë deputet i Rithemelimit, kjo s’është fyerje. Por ka një gjë, vendoset në një konotacion negativ.

Debat prec zogaj Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në

10:53 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.