Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rreziku i plastikës në organizmin e njeriut – Identifikohen më shumë se 16 mijë lëndë kimikate

17:47 / March 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PLASTIKA ELLADOS 32022f8a4e0647d5811e004194c0a5a1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën 3,000 kimikate më shumë janë të pranishme në plastikë, nga paketimi i ushqimit, te lodrat e fëmijëve, e deri te pajisjet mjekësore, zbuloi një raport. Ndërsa Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe institucione të tjera kishin identifikuar më parë 13,000 kimikate plastike, raporti i një ekipi shkencëtarësh evropianë gjeti më shumë se 16,000 kimikate, një e katërta e të cilave mendohet të jenë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Autori kryesor, Martin Wagner, një toksikolog mjedisor në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, tha se qindra e mijëra kimikate mund të gjenden vetëm në një produkt plastik.

Raporti, i financuar nga Këshilli Kërkimor Norvegjez, vjen ndërsa ligjvënësit po përballen me hartimin e traktatit të parë në botë për të trajtuar ndotjen në rritje nga plastika, pasi rreth 400 milionë ton mbetje plastike prodhohen çdo vit.

Plastika mund të përhapet në mjedis, duke përfshirë ujin dhe ushqimin që njerëzit konsumojnë, duke çuar në probleme shëndetësore, që lidhen me fertilitetin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Përfaqësues të industrisë kanë thënë se çdo traktat duhet të promovojë riciklimin dhe ripërdorimin e plastikës. Por, shkencëtarët theksuan nevojën për një transparencë më të madhe për atë që kimikatet, po shkojnë në plastikë, përfshirë produktet e ricikluara. Vetëm 6% e kimikateve që gjenden në plastikë janë të rregulluara ndërkombëtarisht.

Të gjitha problematikat duhet të adresohen në një traktat ndërkombëtar, negociatat për të cilin do të vijojnë muajin e ardhshëm në Otava të Kanadasë, me qëllim finalizimin e tij në muajin dhjetor në Korenë e Jugut.

ndotje plastike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.