Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë fiton Shqipëria nëse të gjitha pensionet kalojnë në bankë? Përllogaritjet

14:17 / March 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pension bank 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Modernizimi i sistemit bankar në ditët e sotme ofron mundësi të shumta për mënjanimin e përdorimit të parasë ‘cash’. Një prej këtyre mundësive është përdorimi i parasë elektronike. “Banka e Shqipërisë” shpesh herë është përfshirë në fushata me synim reduktimin e ‘cash’-it në ekonomi si një nga mënyrat e reduktimit të ekonomisë informale, por jo vetëm. Sipas një studimi të “Bankës së Shqipërisë”, në përgjithësi, kur zëvendësohet ‘cash’-i dhe pagesa të tjera në formë letër me pagesa elektronike në nivel ekonomie, vlerësohet se, në shkallët e konvertimit hipotetik prej 35% dhe 70%, Shqipëria mund të gjenerojë kursime vjetore që variojnë nga 0.5% e PBB-së në 1%.

Por çfarë thotë studimi në rastin e pensioneve?

Sipas “Bankës së Shqipërisë”, nëse gjysma e pensioneve aktuale ‘cash’ do të shpërndaheshin ndryshe nëpërmjet transfertave elektronike të kreditit, kursimet vjetore do të ishin në vlerën 385 milionë lekë për pensionistët, 350 milionë lekë për qeverinë dhe 500 milionë lekë për kahun e ofertës.

Po në rast se të gjitha pensionet aktuale do të shpërndaheshin nëpërmjet transfertave elektronike të kreditit? Kursimet si për pensionistët ashtu edhe për qeverinë do të ishin akoma më të larta.

Rikujtojmë se nga data 1 prill të këtij viti do të nisë procesi i ri i shpërndarjes së pensioneve. Banka do jetë institucioni që do të realizoj shpërndarjen e tyre, ndërkohë që deri më sot janë shpërndarë nga posta shqiptare. Nga data 1 prill të gjithë qytetarët do hapin një llogari bankare, e cila do të jetë llogari pa kosto.

cash
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.