Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“The Guardian” rekomandon Shqipërinë: Një nga 10 vendet për pushime të aventurës

19:24 / March 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
433564022 966873094808352 7648460748298753607 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prestigjiozja britanike “The Guardian” i është rikthyer sërish Shqipërisë, këtë radhë me një artikull kushtuar gjithë atyre që janë në kërkim të shpirtit të aventurës.

Si një ndër 10 vendet ku mund të gjesh një eksperiencë të tillë emocionuese, renditet edhe vendi ynë. Një udhëtim me kalë në shtigjet e lashta malore të qytetit të gurtë të Gjirokastrës, është sugjerimi ideal që “The Guardian” zgjedh të bëjë për lexuesit e saj në morinë e sporteve që zhvillohen në natyrë në vendin tonë.

Por sipas së përditshmes, me këtë shëtitje turistët mund të eksplorojnë luginat, kështjellat e rrënuara, manastiret bizantine, si dhe mund të shijojnë natyrën dhe fshatrat e bukur. Në rreshta po ashtu theksohet se vizitorët netët mund t’i kalojnë në shtëpitë e thjeshta, duke gatuar dhe ngrënë me familjet vendase.

Shqipëria renditet në këtë artikull mes vendeve si Italia, Portugalia, Spanja, Franca etj. Për këtë artikull ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka zgjedhur ta ndaj në profilin e tij në Facebook, duke ndarë me ndjekësit një pasazh të shkrimit ku flitet për Shqipërinë.

Edhe këtë vit duket se Shqipëria do të jetë një magnet për vizitorët e huaj, të cilët njëjtë si vitin që lamë pas, mbushën Shqipërinë duke e kthyer në atraksion me rritjen më të madhe të vizitorëve në Europë.

Në 2023 ishin mbi 237 mijë britanikë që vizituan vendin tonë, një rritje me 42% me një vit më parë.

433564022 966873094808352 7648460748298753607 n

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

19:09 / October 31, 2026

Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe/ Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy efektivë policie gjatë arrestimit

19:05 / October 31, 2026

Tensionet në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

17:37 / October 31, 2026

SHBA-të do të dëbojnë afganët drejt Pakistanit

16:57 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.