Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Dueli PD-Foltore, akti real që bashkon opozitën

19:55 / March 18, 20245 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Që prej paktit ndërmjet Gaz Bardhit dhe mazhorancës, kemi kaluar në një tjetër akt të përplasjes së opozitës.

PD e Lulzim Bashës, thuajse përditë ka nisur një lumë akuzash ndaj Foltores që e quajnë disa, Rithemelimit ca të tjerë për aferë okulte me Edi Ramën.

Normalisht edhe kjo mënyrë është një mjet apo kontekst i përplasjes politike mes palëve që krejt gabimisht quhen brenda llojit.

Pasi edhe pse janë kundërshtarë politikë të PS-së, pjesa e qëndrestarëve të PD-së që kanë qëndruar në një parti që refuzon Sali Berishën, dhe të tjerët që i janë bashkuar për njëmijë arsye doktorit në foltoren e tij surreale pa emër e pa vulë, nuk janë një lloj.

Mund të jenë në një fushë politike të ashtuquajtur djathtas PS-së, por janë armiq me njëri-tjetrin, më shumë se me socialistët. E kjo ka arsyet e veta; Duan të kenë dominimin në pjesën më të boshatisur të politikës shqiptare, siç është opozita.

E kjo është puna më e vështirë në botë, sidomos tani që kërkesat e mbështetësve aktualë, apo ata potencial të një opozite janë më qibare. Ata duan një opozitë krejt të re, krejt të zhveshur nga një elitë politike të vjetër, e aq më shumë, nuk duan bejlerët e Lalzit e të oligarkisë së vjetër që të komandojnë në të ardhmen.

Kjo është realisht arsyeja se pse dy grupimet e sotme të dala nga PD e vjetër xhirojnë bosh e nuk gjejnë atë mbështetje, po thjesht pluskojnë në një masë që i duket se është e mbushur me demokratë. E vjen mitingu a protesta e radhës, e i rikthehen trukeve të vjetra me imazhet e kamerave, largësive të njerëzve në boulevard për tu dukur shumë, apo hileve të tjera 33 vjeçare.

Megjithatë, i gjithë problemi është se të dy grupimet, por që mund të jenë edhe të tjerë, janë të dënuar për përplasen me njëri-tjetrin me votë.

Brenda PD-së, e kanë shmangur vazhdimisht, e kjo ëhstë arsyeja e kësaj krize të majisur në vite e vite. Ka gjasa që të jetë më mirë kështu, pasi primaret që i kanë bërë false herë pas here, më mirë t’i bëjnë në mejdanin ku vërtetë ndeshen burrat politikë. Para zgjedhësve të tyre.

Më 14 maj do të ishte shumë mirë që ky duel të ishte kryer. Pra në 61 bashki të Republikës të kishte një garë reale në mes kandidatëve të PD-së së Bashës dhe Foltores së Berishës. Natyrisht që kjo garë nuk do të vlente për të fituar bashkinë, po ku i dihet. Gara, ka rregullat e saj të padukshme e të panjohura, e ofron një mundësi dhe adrenalinë që “infekton” zgjedhësit në mënyrë pozitive.

Gara, është ilaçi më i mirë i një sëmundje politike. Por qoftë edhe në mos fitofshin, ne, publiku, demokratët në radhë të parë do ta ndjenin veten protagonist të dorës së parë. Pasi do të zgjidhnin nëpërmjet votës, atë apo ata politikanë që ata i mendonin më të përshtatshëm për opozitës.

Pastaj i ashtuquajturi bashkim, do të ishte thjesht një akt i thjeshtë. Pasi bashkimin apo përzgjedhjen e kanë bërë njerëzit, as panelet e darkës, as elita e vjetër që përfundimisht e ka humbur besimin e njerëzve, e aq më pak Edi Rama.

Madje ky i fundit, përkatësisht mazhoranca, as nuk duhet të thirret në kauzë, pasi kemi të bëjmë me një çështje ekskluzive të halleve, mendimeve, e problemeve të opozitës.

Por, ajo që iku, iku! Gaz Bardhi, sipas të gjitha gjasave edhe me këshillën e mjeshtrit të madh atje në dritare, ndaloi partinë e tij të garojë më 14 maj për kryetar bashkie. Pasi “mjeshtri i dritares” atë ka bërë gjithmonë. Primaret dhe votimet i konsideron sipas mides së tij, ku shpall fajtorë, tradhëtarë e triumfatorë, edhe pse po vepron krejt kundër me zhvillimin real të ngjarjes.

Partia Demokratike, ose të gjithë që e quajnë veten aktivistë të opozitës shqiptare, duhet të angazhohen në zgjedhjet e 2025 për një garë reale për të zgjedhur se kë mendojnë që të jetë alternativa, ose mundësia e alternancës ndaj kësaj mazhorance.

Por PD si forcë më e madhe, dhe e dëmtuar nga çarja që shkaktoi Sali Berisha në vitin 2022, nuk ka përse të përdorë metoda pragmatike alla shqiptare.

Ajo do të duhet të publikojë siç ka premtuar skuadrën e 140 kandidatëve për deputetë sa më shpejt, të bëjë betejë për ndryshimin e sistemit zgjedhor e politik në vend, duke kërkuar për këto ide dhe propozime në vitin 2025, votën e shqiptarëve, posaçërisht përkrahësve të opozitës.

Ky duel, kjo përplasje, do të ishte një fuqi politike mjaft e fortë për të lindur me të vërtetë, edhe para atyre që nuk e kanë votuar asnjëherë opozitën-alternativën e re politike properëndimore në SHqipëri. Rrugë tjetër nuk ka.

Por që të ndodhë kjo, paktet me emra, grupe, apo njerëz që kanë luftuar Sali Berishën për 33 vjet, duhet të dalin në diell e jo të diskutohen fshehurazi. Pas këtij dueli, nuk do të ketë më nevojë as për vulën e Ilir Metës, as për vendimin e gjykatës. E kanë dhënë njerëzit!

foltore opinion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.