Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Artan Hoxha plas deklaratën e fortë: Pas 60 ditësh arresti me burg, lihet i lirë Julian Meçe

22:08 / March 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë të kërkuar nga Dubai.

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë me dije se sot pas 60 ditësh arresti me burg, autoritetet policore të Emiratit të Dubait kanë liruar nga burgu Julian Meçen, arrestuar me kërkesën e Interpol Tiranës për ta ekstraduar drejt Shqipërisë.

Interpol Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe, konfirmoi zyrtarisht se në datë 17.01.2024, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, Julian Meçaj.

Meçaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi në datë 20.01.2023 Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë me vendimin penal nr. 89, datë 20.11.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike mbetur në tentativë”, “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, “Grup i strukturuar kriminal”dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje” parashikuar nga nenet 79/a-22, 79/dh-22, 278/1,2; 28/4, 333/a/2, 334 dhe 80 të K. Penal.

Artan Hoxha tregon se Julian Meçe i ka shpëtuar një atentati me 20 qershor 2019, ndersa drejtonte mjetin Range Rover, ne te cilin udhetonte Plarent Dervishi dhe Bashkim Haxhia.

Në datë 01.11.2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Mbikalimit të Shkozetit, Julian Meçaj akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me targa AA 333 ZD, në të cilin udhëtonin prokurori Arian Ndoja, Aleksander Laho dhe shoferi Andi Maloku. Ne kete ngjarje mbeten te plagosur Arian Ndoja, dhe Aleksander Laho, ndërsa Andi Maloku gjeti vdekjen.

Interpol Tirana, me 17 janar 2024 njoftoi se po kryente te gjitha procedurat në bashkëpunim me Interpol Abu Dhabi ne Emiratet e Bashkuara Arabe me qellim ekstradimin e Meçajt.

Nga sot, Julian Meçaj është sërish i lirë…. Ndërkohe Dubai, tregon dhe njëherë tjeter se, vazhdon të mbetet një parajsë penale dhe ekonomike për “të paekstradueshmit”…

Artan Hoxha ekstradimi julian mece
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.