Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ngjela: Grupi i Berishës, i korruptuar. E djathta duhet të bashkohet

16:17 / March 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela ka marrë pjesë sot në konferencën e organizuar nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha, të quajtur Harku opozitar Euro-Atlantik.

Ngjela, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 foli në lidhje me pjesëmarrjen e tij në këtë konferencë, si dhe situatën e brendshme në Partinë Demokratike. Sipas Ngjelës, grupi i Berishës është grupimi i korrupsionit, ndërsa shton se e djathta duhet të bashkohet.

“Tryeza e sotme e PD ishte e suksesshme, tani duhet bashkimi i të djathtës. Bashkimi të bëhet me platformë dhe me program. Ligji zgjedhor e zgjidh problemin, unë kërkova maxhoritar të pastër. PD duhet të bëjë atë që rekomandon SHBA. PD e ka në favor bashkimin, sepse Berisha është arrestuar dhe nuk është në funksion.

Nëse Sali Berisha do të dënohet, më pas mund të mos jetë më deputet dhe nuk ka çfarë të bëjë më. Grupi i Berishës është grupi i korrupsionit. Të gjitha çarjet që bëri Berisha kanë qenë të mos kishte goditje, por se sërish u arrestua. 60 përqind e grupit të Berishës janë të korruptuar dhe kërcënojnë SPAK-un. Lulzim Basha e përjashtoi Berishën, sepse ia kërkuan ndërkombëtarët.

PD ka dy degë dhe duhet të bashkohen në një Kongres. Sali Berisha nuk duhet të jetë, sepse është shpallur non grata. Rruga e vetme është krijimi i PD-së normale, që të fitojë zgjedhjet më 2025. Nëse hyjnë me lidershipin e Kongresin në zgjedhje, unë them se fitojmë. Sot Lulzim Basha mblodhi disa parti të djathta të vogla. Politika është interes në thelb. Këtu janë mbledhur njerëz, që e dinë se me Sali Berishën nuk fitojnë zgjedhjet, sepse lideri është non grata. Nëse Basha e vijon bashkimin, do kemi risi djathtas”, u shpreh Ngjela.

Berisha Ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.