Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Dosja 339”: Kryeprokurorja Marku: Ka 700 CD të pazbardhura, prokurori e ka zvarritur qëllimisht çështjen

22:04 / May 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arta Marku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku pranoi se hetimi i çështjes “339” ishte shtyrë qëllimisht nga prokurori i dosjes.

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku gjatë intervistës së saj për “Open nga Eni Vasili” në Top Channel pranoi se hetimi i çështjes “339” ishte shtyrë qëllimisht.

Sipas Markut, prokurori i çështjes kishte lënë pas dore zbardhen e CD-ve ku edhe janë regjistruar të gjithë bisedat duke “paralizuar” hetimet.

“Unë kam kërkuar informacion për këto dosje dhe kam marrë informacion që këto dosje janë mbajtur vetëm me përgjime dhe asnjë prej tyre nuk është zbardhur. Në një CD mund të ketë qindra mijëra biseda. Ka 700 CD të pazbardhura. Janë marrë të gjitha masat dhe po merren 4-5 oficerë me transkriptimin e tyre. Prokurori ka qënë i ndikuar. Politiksht apo i ndonjë mënyre tjetër nuk mund ta them. Aq CD nuk mund të harrohen se edhe po të duash të zënë sytë,”-tha Marku.

Çfarë është Dosja 339?

Dosja 339 përfshin përgjimet e dala më herët në media, për grupin kriminal të Shijakut dhe disa bisedave të regjistruara nga prokuroria mes kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, dhe Altin Avdyli, pjesë e bandës së Shijakut. PD akuzon prej kohësh mazhorancën se përveç Dakos të tjerë eksponentë të PS kanë patur kontakt dhe kanë bashkëpunuar me Avdylajt. Në operacionin Volvo 4, ku u arrestuan anëtarët e grupit të Shijakut, në pranga ranë edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Cuko dhe Arben Ndoka.  Dy ish-deputetët u arrestuan pas përgjimeve telefonike. Policia dhe Prokuroria po hetonin grupin kriminal ‘Avdylaj’ por në përgjimet telefonike të këtij grupi, rezultuan edhe dy ish-deputetët. Arben Çuko, ish-drejtor i Burgjeve përgjohej teksa merrte ryshfet 3 mijë euro për transferimin e një vrasësi me pagesë, ndërsa Arben Ndoka ishte pjesë e mafies së tjetërsimit të pronave në Lezhë.

700 cd ceshtjen dosja 339 Prokurori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.