Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Mogherinit. Sipas saj, ajo puthet në buzë me kryeministrin Edi Rama.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar deklaratat e shefes për Politikat e Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, në Tiranë gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
E ftuar në emisionit “Të paekspozuarit” në televizionin News 24, tha se pas këtyre deklaratave pritet vetëm puthja në buzë mes Ramës dhe mogherinit, që sipas saj e kanë bërë disa herë. Ajo tha se ata kanë shumë të përbashkëta, mes të cilave dashurinë për Rusinë dhe atë antishqiptare.
“Unë nuk pres vlerësime negative nga ajo që nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e vendit, për vjedhjen e zgjedhjeve. Nuk pres të thotë ndonjë gjë më shumë nga Mogherini, pres që të puthet në buzë me Ramën, siç bëjnë gjithmonë se kanë edhe shumë të përbashëkta. Dashurinë për Rusinë dhe dashurinë antishqiptare. Kur qenka kaq trim ky Rama dhe do bëka turizëm protestash, pse nuk shkoi tek protesta e banorëve të Unazës? Për 30 ditë ke 129 të vrarë hesape droge dhe nuk merret njeri me këtë. Sa gra ka që nuk kanë asnjë garanci për fëmijët e tyre. I dërgojnë në shkollë e nuk e dinë a do kthehen, i dërgojnë në emigracion e nuk dinë a do kthehen”, tha Kryemadhi.