Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Komisioni për ‘Shëndetësinë’, Braçe abstenoi: Po e heton drejtësia

14:15 / March 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0419
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me ngritjen e dy komisioneve hetimore, të kontratave koncensionare në Shëndetësi dhe hetimin për sistemin Tims, Rithemelimi i dha fund kaosit në parlament.  Megjithatë vota pro e shumicës në kuvend, nuk kaloi pa kontestime.

Mes 95  kartonëve jeshilë për hetimin e sterilizimit dhe check up-it, u dallua një abstenim, ai e socialistit Erion Brace.

Ish-zëvendëskryeministri, në një reagim për Report TV, sqaron votën e tij, duke e cilësuar ngritjen e këtij komisioni si një për përpjekje të Sali Berishës për të delegjitimuar SPAK, që prej kohësh po heton këto dy kontrata koncensionare.

Në një reagim për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj, deputeti Erion Braçe thotë se është kundër ngritjes së komisionit Hetimore për PPP në Shëndetësi, konkretisht sterilizimin dhe chech up, pasi në radhë të parë këto dy çështje po hetohen nga organet e drejtësisë.

Reagimi i Erion Braçes për Report Tv

Në fakt isha kundër, por respektova disa rregulla të grupit. Dy arsye: e para, jam kundër hetimit politik për çështje që heton ligjërisht, penalisht, ka ngritur e komunikuar akuzë, ka bërë e marrë përgjegjës-madje duke i dërguar në burg SPAK!

Hetimi politik i disa deputeteve nuk mund të rihapë e konkurrojë hetimin penal te SPAK; asnjë hetues politik në Kuvend nuk mund te relativizojë, zhvlerësojë, ushtrojë presion politik mbi SPAK!

Është përpjekje e përditshme e Sali Berishës Delegjitimi nga ballkoni i SPAK, në një linje me këtë qëllim është hetimi politik i kërkuar nga grupi i tij!

Ndërkohë, hetimi politik i kërkuar nga Sali Berisha, materializuar në këtë komision, nxjerr në pah klientelizmin e neveritshëm, i cili nisi në spitalin ushtarak ne vitin 2006-2007 dhe vijon ende; të lesh pa hetuar zbatimin e kontratës nga oligarku që ka kthyer në monopol tregun privat të shëndetësisë, për më tepër që zbatimi i asaj kontrate prej tij ka patur viktima, dëshmon se sa politik dhe i korruptuar është ky hetim!

Në anën tjetër, edhe komisioni tjetër hetimor është me probleme të rënda. Në përbërje të atij komisioni ka deputete tërësisht te papërshtatshëm me aksesin në të dhëna sensitive për qytetarët dhe sigurinë kombëtare!

Ndërkohë, deputeti i PS, Petro Koçi abstenoi për komisionin hetimor për sistemin TIMS.

brace Shendetesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.