Mesazhe mbështetjeje nga e gjithë bota në adresë të princeshës Kate në Britaninë e Madhe, pasi ajo zbuloi se vuante nga kanceri dhe se po i nënshtrohej kimioterapisë.
Mbreti Charles i 3 tha se ishte krenar për guximin e Katherine, në një deklaratë të publikuar nga Buckhingam Palace. Mbreti i diagnostikuar gjithashtu me kancer, thotë se është në kontakt të ngushtë me “nusen e tij të dashur”, siç e cilëson.
Duka e Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan, i përcollën një mesazh kunatës së tyre. “Urojmë shëndet dhe shërim për Kate dhe familjen, duke shpresuar që do te jenë në gjendje ta bëjnë këtë privatisht”, thuhej në deklaratën e tyre.
Kryeministri Rishi Sunak e vlerësoi bashkëshorten e Ëilliam për guximin që kishte treguar përballë, mbulimit agresiv mediatik gjatë këtyre javëve.
