Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Najada Çomo kujton lajmërimet e vdekjeve çdo mëngjes në pandemi: Do rrije dhe do qaje në dhomë ose…

20:56 / March 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
najada como
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbase duket e largët koha e pandemisë, por jo për ata të cilëve ajo sëmundje u mori të afërmit e zemrës. E ftuar sot në “S’e Luan Topi”, mjekja Najada Çomo kujton mes lotësh sesi e niste mëngjesin duke lajmëruar familjarët për vdekjet e të afërmve të tyre. Më e rëndë kujton Najada, ishte ku duhej të lajmërohej nëna për vdekjen e fëmijës.

“Ka qenë një nga momentet më të vështira. Ne kishim zgjedhur që informacionin për familjarët e vdekur ta jepnin në mëngjes herët jo natën. Puna ime fillonte me këtë proces, për të lajmëruar familjarët që nuk i njihja. Ka qenë shumë e vështirë të marrësh dikë dhe t’i thuash. Marrja në telefon për t’i thënë ke humbur fëmijën ishte…(përlotet). Ka qenë një nga gjërat më të tmerrshme, shpesh ja mbyllja telefonin sepse po qaja vet. Shumë e rëndë por gjërat e vështira nuk të mbajnë, ose do rrije do qaje në dhomë ose do qanin bashkë si staf.

Një doktoreshë kishte babanë e shtruar rëndë, njëra vëllanë rëndë dhe ishte e tmerrshme. Ishte rregull që nuk do i shërbeje prindit tënd se afeksionoheshe dhe mund të gaboje. Kur tre nga doktoreshat, infermierët kanë humbur prindërit e tyre, mendoja se këta njerëz do dorëzoheshin. Ishin humbje të mëdha. Të humbësh prindin ku punon është e rëndë, ata u kthyen pas pak ditësh në punë. Nuk e lanë asnjëherë punën, prandaj e meritojnë mirënjohjen nga njerëzit dhe nga ana ime për punën që kanë bërë”-tregoi mes lotësh Najada Çomo.

Najada Çomo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.