Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Takimi me demokratët në Dibër, Gjekmarkaj: Duhet të ikë Rama që të rrinë shqiptarët

12:55 / March 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto WhatsApp Image 2024 03 24 at 12.06.181711278565 750x422 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar këtë të diel në takimin me demokratët e Dibrës se keqqeverisja është arsyeja pse është shpopulluar vendi.

Gjekmarkaj theksoi ndër të tjera se do jenë shqiptarët ata që do të dëbojnë këtë qeveri. Ai u shpreh se Rama duhet të ikë që shqiptarët të rrinë.

“Opozita ka qenë me e rrezikuar se kurrë. Asnjëherë asnjë opozitë nuk ka pasur kaq shumë armiq, por asnjëherë si kësaj herë PD ia ka dalë të emancipojë veten duke u bashkuar.

Ne jemi partia e pluralizimit, por lideri i saj është burgosur, ne jemi partia e lirisë, por liria është cënuar sepse kushtetuta është përpunuar për të burgosur Berishën, ne jemi partia e ekonomisë së tregut, por tregu është zaptuar nga 4-5 oligarkë. Ne jemi partia e NATO dhe partia e lëvizjes së lirë, por sot Shqipëria nxjerr vetëm djemtë dhe vajzat.

Rruga e Abrërit nuk po mbaron kurrë, ndërsa tuneli i Llogarasë për të shkuar tek vilat e ministrave po mbaron në një kohë rekord.

Prej 12 vitesh Shqipëria po humbet institucionet, po ndryshon nga një shtet demokratik në një vilajet. Në krye është një pasha që ka një oborr, dhe në oborr ka vetëm shërbëtorë.

Nuk ka institucione që të thotë ndal. Thuhet që në Shqipëri po vijnë turistë, e vërtetë por vijnë të shohin si një qeveri dëbon një popull. Unë jam i sigurt që do ketë më shumë turistë për të parë si një popull do të dëbojë një qeveri. Kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Ne betejat që po afrojnë, do të fitojmë dhe do marrim lajmin e fitores nga Dibra në gjithë Shqipërinë. Duhet të ikë Rama dhe të rrinë shqiptarët”, tha nënkryetari i PD-së Gjekmarkaj.

Diber gjekmarkaj PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.