Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Na e ka nxirë jetën”, Rike rrëfen fëmijërinë e vështirë: Mami ishte në koma, babi solli në shtëpi gruan e re

14:48 / March 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 6 22 780x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas rrëfimit emocionues dhe të trishtë që Roza Lati ndau me publikun gjatë spektaklit të djeshëm të “Big Brother VIP”, mëngjesin e sotëm ka qenë Rike ajo e cila ka hapur zemrën.

Në një bisedë me Rozën, ajo ka treguar se edhe prindërit e saj kanë pasur konflikte të mëdha, për shkak se babai kishte nisur një jetë të dytë pas shumë vitesh vetëm në Itali. Ajo ka treguar mes lotësh për marrëdhënien problematike me partneren e re të babait të saj, aksidentin e të ëmës, e po ashtu se si ndërroi jetë i ati.

“Kur pas shumë vitesh ne u bashkuam me babin të Itali, ai kishte nisur një jetë të dytë sepse kishte ndenjur shumë kohë vetëm. Unë dhe motra nuk e dinim, mami nuk e dinte sespe ne ishim në Shqipëri. Këtu nisën zënkat mes mamit dhe babit.

Unë prandaj kam këtë karakterit që jam nervoze, që sa herë kam debate të marr e të hedh gjëra, sepse kam parë ato skenat që ke parë dhe ti. Prandaj jam prekur dje sepse m’u kujtuan dhe mua.

Fëmijë babi nuk kishte me partneren e re, megjithatë ajo na e ka nxirrë jetën, edhe mua dhe mamit, ishte shumë e keqe. Vinte tek shkolla ime dhe e motrës, donte të na bënte si nënë, por ajo nuk ishte nëna jonë. Kur mami bëri aksidentin dhe ishte në koma për një vit, babi i ndenji afër por pastaj e zëvendësoi mamin me këtë, na e solli në shtëpi. Ne ishim të vegjël.

Pastaj babi në Shqipëri humbi jetën. Unë kurrë nuk e kam pasur familjen time bashkë, nuk kam një fotografi që të jemi të gjithë bashkë, ne nuk kemi. Nuk dua ta gjykoj babin sepse sado si është sjellë me ne, e kam pasur pikë të dobët. Kur erdhi në Shqipëri u sëmur. Ka ndërruar jetë në duart e mija. Ka pasur probleme me pulmonin në mushkëri. Vuajti shumë, na kërkoi dhe falje.

Tek Sanatoriumi i Tiranës, përballë janë disa dhoma që jepen me qira. Unë kam ndenjur aty për 3 muaj që të shikoja çfarë bëhej. Shkoja tek reanimacioni dhe i pyesja mjekët çfarë po i bëni. Unë dhe mami për 3 muaj kemi ndenjur kështu. Pavarësisht çfarë kishte bërë, unë dhe mami i kemi ndenjur afër.”– tha Rike.

Big Brother VIP Rike Roci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.