Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa Françesku dënon sulmin e përgjakshëm në Moskë, kujton urdhëresën e Zotit: Mos vrit

17:02 / March 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku, teksa iu drejtua sot besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit, mbajti një fjalim për sulmin e përgjakshëm në Moskë ku humbën jetën qindra qytetarë.

Papa tha se “lutet për viktimat e sulmit terrorist në Moskë”, ndërsa kujtoi një nga 10  urdhëresat e Zotit “mos vrit”.

Duke iu referuar Ukrainës, ai u kërkoi të gjithë besimtarëve të luten dhe theksoi se “një numër shumë i madh njerëzish janë pa energji elektrike, për shkak të intensifikimit të sulmeve”.

“Ju lutem, të mos harrojmë Ukrainën martire. Sulmet kundër infrastrukturës së vendit jo vetëm që shkaktojnë vdekje dhe dhimbje, por sjellin edhe rrezikun e një tragjedie humanitare edhe më të madhe”, shtoi Papa.

24 Marsi u shpall ditë zie kombëtare, për viktimat e sulmit  në sallën e koncerteve në periferi të Moskës ku mbetën të vrarë mbi 130 persona.

Flamujt u ulën në gjysmë-shtizë në gjithë vendin, ndërsa rusët vazhdojnë të dërgojnë lule në zonën ku ndodhi masakra.

Autoritetet bënë me dije se  154 persona mbetën të plagosur, ndërsa të paktën tre fëmijë ishin në mesin e të vrarëve.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant, Shteti Islamik  i cili publikoi edhe një video që pretendon ta ketë xhiruar njëri prej sulmuesve. Videoja, e cila zgjat rreth 90 sekonda, tregon katër persona. Njëri prej agresorëve shihet kur hap zjarr ndaj njerëzve që janë fshehur.

Rusia i ka arrestuar 11 persona që dyshohen se kanë pasur lidhje me ngjarjen përfshirë edhe katër personat e dyshuar.

Sulmi i 22 marsit është më i rëndi për Rusinë qe prej vitit 2004, kur  një mijë njerëz u morën peng në një shkollë në Beslan, dhe më pas 333 persona gjysma e të cilëve fëmijë, humbën jetën.

moske papa francesku sulmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.