Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ambasada ruse në SHBA: Nuk kemi marrë asnjë njoftim për një sulm të afërt terrorist

18:18 / March 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada ruse
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada ruse në Uashington nuk ka marrë asnjë paralajmërim për një sulm të mundshëm terrorist në Moskë nga SHBA. Kështu deklaroi të dielën ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.

Misioni diplomatik i SHBA-së kishte paralajmëruar amerikanët që të “shmangin grumbullimet e mëdha” në fillim të marsit për shkak të raporteve “se ekstremistët kanë plane të afërta për të synuar tubime të mëdha në Moskë”.

Në fillim të kësaj jave, Putini i hodhi poshtë këto paralajmërime, duke i thënë FSB-së se paralajmërimet e ambasadës ishin “provokuese” dhe “shantazh i drejtpërdrejtë”.

“Ne nuk kemi marrë asnjë njoftim apo mesazh paraprakisht. Ne i kushtuam vëmendje kësaj, por… nuk kam pasur kontakte as me Shtëpinë e Bardhë, as me Departamentin e Shtetit për këtë çështje,” tha Antonov.

Në dritën e sulmit të së premtes në Crocus, Antonov tha se kontaktet midis SHBA-së dhe Federatës Ruse në luftën kundër terrorizmit janë “shkatërruar”, duke shtuar se faji nuk ishte i Moskës.

“Gjithmonë u kam kujtuar amerikanëve se presidenti ynë ishte i pari që në vitin 2001 u zgjati dorën amerikanëve dhe deklaroi gatishmërinë për të ofruar ndihmë. Dhe diçka funksionoi, funksionoi… dhe nuk është faji ynë që e gjithë kjo është shkatërruar sot”- tha ai.

Ambasada ruse SHBA sulmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundojnë ekzaminimet pas vdekjes së studiueses në Siberi, Rusia: 5 mijë teste pa rezultat shqetësues

20:50 / October 8, 2026

Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem, 11 të arrestuar në protestat pro-palestineze

09:00 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

08:28 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.