Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
MOTI

Reshje shiu për 4 ditë, si pritet të jetë moti javën e ardhshme

19:14 / March 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reshje shiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Depërtimi i masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që pjesën më të madhe të ditëve gjatë kësaj jave të mbizotërojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

SIpas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me intervale të herë pas herëshme kthjellimesh si dhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike e breshër në pjesën më të madhe të territorit.

Nuk do të mungojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në relievet malore në veri, verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 1000 m, kryesisht ditën e hënë dhe të enjte.

Ditën e premte moti do të jetë i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell.

Vlen të theksohet rritje tejet e theksuar e temperaturave ditën e mërkurë në të dyja vlerat për shkak të depërtimit të një mase të ngrohtë me origjinë nga Afrika e Veriut si dhe erës jugore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje 3-9 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina arrin shpejtësi 11-16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Problematike parashikohet të jetë dita e mërkurë ku era përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi 16-23 m/s me dallgëzim në dete të forcës 4-6 ballë.

Moti reshje shiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

07:50 / June 3, 2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:50 / June 2, 2026

Temperatura të larta në vend, si parashikohet moti për këtë të shtunë

08:04 / May 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.