Albana Fico nuk do të jetë më drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza”, Tiranë. Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.
Nuk dihet ende arsyeja e largimit të saj nga posti që e mbante prej 3 vitesh. Kujtojmë se Fico mori detyrën në dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin.
Fico është edhe pedagoge në Universitetin e Mjekësisë, ku prej më shumë se 4 vitesh drejtonte Institutin e Shëndetësisë Publik, veçanërisht në dy vitet më të vështira të pandemisë.