Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Një shqiptar nominohet nga Trump në Gjykatën e Taksave në Amerikë

11:32 / May 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emin toro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shqiptar është nominuar nga administrata e Presidentit Donald Trump për të qenë Gjyqtar në Gjykatën e Taksave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  ku presin të gjyqëson dosje të rëndësishme si ajo e Coca- Colës e cila kërkon rimbursim të 3 miliardë dollarëve taksa. 

Emin Toro është shqiptari i parë i cili emërohet nga administrata e presidentit Donald Trump për një post kaq të rëndësishëm me një mandat 15 vjeçar dhe që miratohet nga senati amerikan.

Dje ishte seanca dëgjimore në Komisionin e i Financave të senatit amerikan.

I larguar nga Tirana që kur ishte adoleshent Toro ka punuar si avokat taksash në kompani të rëndësishme duke praktikuar ligjin e taksave për një periudhë 16 vjeçare duke përfaqësuar klientë edhe në Gjykatën e Taksave ku ai është nominuar për të shërbyer, për një afat 15 vjeçar, nëse do miratohet.

Në 2007 Toro u emërua në Kolegjin amerikan të Këshillimit Tatimor, një shoqatë profesionale e avokatëve tatimorë.

Më parë ai punoi si nëpunës i Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Amerikës, Clarence Thomas dhe gjyqtarit Karen LeCraft Henderson i Gjykatës së Apelit Amerikan për DC Circuit.

Në 2008 u emërua partner në Covington & Burley, një firmë juridike ndërkombëtare me zyra në Pekin, Bruksel, Nju Jork, Seul, Dubai, Shangai, Silocon Valley dhe Ëashington, Los Angeles, ku këshillohen mbi çmimet e transferimit ndërkufitar, transfertat e aseteve ndërkombëtare, optimizimin e taksave. Përvoja e tij  përfshin auditimet, ankesat administrative dhe proceset gjyqësore.

“Praktikat ligjore dhe shërbimet në komunitet më kanë mësuar se zakonisht janë dy anë të çdo çështjeje dhe se një vendim i zgjuar kërkon një dëgjim të kujdesshëm, gjykim të paanshëm dhe drejtësi”, tha Toro në deklaratën e tij të përgatitur. “Puna ime në Covington më ka  pëfshirë një angazhim të thellë të kolegjialitetit”.

Iku nga Tirana kur ishte adoleshent

Toro la Tiranën kur ishte adoleshent. Punonte si përkthyes në ndihmë të pastorit Dan Burrell i cili në atë kohë kishte ardhur në Shqipëri me misionin kristian të punonte në një jetimore. Më pas Burreli ftoi Toron të vinte në SHBA për të ndjekur Kollegin.

Ndoqi universitetin e Palm Beach Atlantic dhe më pas mori gradën Doktor në juridik nga Universiteti i North Carolina.

Aktualisht ai është partner në  Covington & Burling, një firmë juridike ndërkombëtare me zyra në Pekin, Bruksel, Nju Jork, Seul, Dubai, Shangai, Silocon Valley dhe Ëashington, Los Angeles.

Më 10 prill 2018 presidenti Trump nominoi Toron të shërbejë si gjyqtar në gjykatën e taksave në SHBA në vend të gjyqtarit Joseph Robert Goeke të cilit i mbaronte mandati më 21 prill 2018.

Toro i është bashkuar 3 kandidaturave të tjera në pritje për tu nominuar Dunbar Jones, Patrick Urda dhe Elizabeth Ann Copeland

“Së fundi historia ime personale më jep një vlerësim të thellë për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, sistemin ligjor amerikan dhe rëndësinë e sundimit të ligjit. Nëse do të konfirmohem nga Senati, do të punoj çdo ditë, të administroj drejtësinë pa respekt ndaj personave  drejta të barabarta për të varfërit dhe të pasurit e duke i shërbyer vendit që unë detyrohem kaq shumë” tha Toro në mbyllje të fjalës së tij para anëtarëve të senatit.

Emin Toro Gjykatën e Taksave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulmet ukrainase godasin sektorin energjetik rus, shfaqen mungesa karburanti, rritet presioni ndaj Putinit

14:58 / July 13, 2026

BE drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët, Von der Leyen: Duhet t’u ofrojmë një fillim më të sigurt në botën online

14:08 / July 13, 2026

Vala e të nxehtit në Francë, zjarri masiv përfshin pyllin pranë Parisit, digjen 800 hektarë

13:01 / July 13, 2026

Franca dhe Gjermania thërrasin ambasadorët rusë, akuza të rënda për sulme kibernetike ndaj Europës dhe paralajmërim për sanksione të reja

12:49 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.