Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Amnistia, Foltorja i dorëzon draftin e propozimeve mazhorancës: PS tërhiqet për të vendosur

19:47 / March 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0534
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Amnistia Penale pritet të jetë dokumenti i parë në tryezën e grupit të punës i ngritur si mekanizëm paqeje nga Komisioni i Ligjeve mes socialistëve të Ramës dhe demokratëve të Berishës. A2CNN mësoi se mazhoranca është tërhequr nga propozimi për të amnistuar të dënuarit nga Gjykata e Posaçme.

Burimet bënë me dije se do të zgjerohet edhe numri i protestuese që do të falen. PS ka pranuar që përfitues nga aministia të jenë jo vetëm të dënuarit për tubime të paligjshme, por edhe nga kategori të tjera të veprave penale, siç janë shkatërrimi i pronës, shkatërrimi i pronës me zjarr dhe goditja e forcave të policisë. Shumica e majtë do të jetë e hapur për të ndërhyrë për këta protestues, por sipas burimeve nuk do të ketë tolerim nëse për veprat ka patur pasoja të rënda.

Pasi të diskutohen edhe elementet e fundit në grupin e reformave, projekt-ligji pritet t’i drejtohet seancës së parë në javën e parë të prillit për të marrë votat e opozitës dhe shumicës.

Ndërsa demokratët janë në pritje të anëtarit tëLulzim Bashës për t’u bashkur me Oerd Bylykbashin dhe Erisa Xixhon, edhe socialistët janë ende në dilemë për emrin e tretë. Përballë opozitës do të ulen Klotilda Bushka dhe Damina Gjiknuri, ndërsa karrigia e tretë pritet të ndahet mes Toni Gogut dhe Plarent Ndrecës, të cilët pas marrëveshjes kanë dhe dy role në komisionet hetimore për të dhënat e sistemit Tims dhe sterilizimit e chek-upit në Shëndetësi.

Sipas burimeve nga Kuvendi Kryesia e Komisionit të ligjeve ka marrë një vendim për ngritjen e grupit të punës, duke i dhënë në këtë mënyrë dritën jeshile për t’u marrë me ligjet që kërkojnë 3/5 e votave të deputetëve. Teksa pritet miratimi i amnistisë, pikëpyetja më e madhe është mbi reformën zgjedhore: deri ku do të jenë të gatshëm të shkojnë socialistët dhe demokratët me ndryshimet që do propozohen, teksa nuk kanë hequr dorë as këtë herë nga negociatorët e tyre të përhershëm të kodeve zgjedhore, Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.