Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Trajneri Sylvinho: “I trishtuar për rezultatin por më pëlqyen lojtarët”

21:36 / March 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sylvinho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho pas ndeshjes miqësore ndaj Suedisë, takim i humbur 1-0, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Lojtarët janë pak në ankth pasi 23 prej tyre do të shkojnë në Europian. Kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë, duke u kualifikuar me ndeshje të mira. Duhet të jemi të kënaqur e të lumtur që jemi kualifkuar në Europian. Asani dhe Bajrami kishin një rol të dyfishtë nga krahët. Kjo skuadër është e re, lojtarë si Asllani, Mitaj që po marrin eksperiencë. Ne e pamë që Muçi mund të bënte më shumë ,të ishte një sulmues në këtë rast. Kemi edhe lojtarë të rinj si Muçolli e Hoha që janë në fillimet e tyre e mund të japin shumë për Kombëtaren.

Ky është momenti për të vlerësuar lojtarët, rezultati është i rëndësihëm, por jo më i rëndësishmi. Sot bëmë një tjetër paraqitje nga ajo me Kilin. Mund ta kishim merituar fitoren. Sot provuam diçka ndryshe për të arritur te goli. Kishim shpejtësinë e Brojës, nje penallti që na u mohua, e vështirë kur luan pa VAR pasi ja si shkojnë gjërat. Shpejtësia e Brojës ishte shumë e rëndësishme sot.

Balliu ka luajtur disa ndeshje me ne, ndaj Moldavisë nuk ka qenë pasi ishte i dëmtuar. Ka marrë minutat e tij.

I kënaqur me atmosferën e lojtarëve në grumbullim? Absolutisht shumë i kënaqur. Lojtarët kanë një atmosferë dhe konkurrencë të shëndetshme. Tani kthehen në klubet e tyre dhe kanë 2 muaj kohë për t’u përgatitur. Normal kanë pak tension apo ankth për listën por ky është futbolli. Raporti që ata kanë me stafin është shumë i mirë. Kemi punuar shumë në këtë pjesë, gjerat thuhen në sy dhe kështu kemi krijuar një marrëdhënie të shëndetshme me të gjithë.

Ndaj Kilit i zemëruar, po sot si ndihem? Jam i trishtuar për fatin që nuk fituam apo barazuam. Nuk kam çfarë t’i them lojtarëve për atë që bënë në fushë. Luajtëm me zemër dhe tifozët e bënë të ndiheshim sin ë shtëpi. Duhet t’u transmetojmë shpirtin dhe zemrën në fushë”, – tha ai.

kombetarja rezultati Sylvinho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.