Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pas presionit të Greqisë, Rama merr vendimin e dytë për pronat e Himarës

12:18 / May 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Himaraaa ne cmimin europian per hapesiren publike 2018
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimi i zhdukur nga qeveria për pezullimin e procesit të regjistrimit të tokave bujqësore në zonat bregdetare që solli reagimin e ashpër të Athinës zyrtare rishfaqet në skenë, duke u botuar në Fletoren Zyrtare, por kësaj here i shoqëruar me një tjetër akt nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Vendimi numër Nr. 172 i marrë nga qeveria në mbledhjen e 27 shkurtit të këtij viti, “Për pezullimin e përkohshëm të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në mbështetje të projekteve investuese në turizëm” është shfuqizuar nga qeveria Rama, brenda dy muajsh nga miratimi.

Pikërisht në mbledhjen e 4 prillit, qeveria e majtë vendosi që tërhiqej nga bllokimi i procesit të regjistrimit të bllokimit të pronave. Në VKM e nxjerrë në këtë datë, të disponuar nga Gazeta Si, qeveria “Rama” tregohet e zellshme duke shfuqizuar të gjitha vendimet që kishin të bëjnë me këtë proces që “sekuestronte” pronat e paregjistruara për t’i përdorura si zona me përparësi turizmin dhe jo vetëm në Himarë, por në të gjithë bregdetin shqiptar.

edi rama game of throne

“Vendimet e Këshillit të Ministrave, nr. 138,datë 23.2.2018, “Për pezullimin e përkohshëm të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike” dhe nr. 172, datë 27.2.2019, “Për pezullimin e përkohshëm të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në mbështetje të projekteve investuese në turizëm”, shfuqizohen”, thuhet në VKM e datës 4 prill.


Athina zyrtare reagoi ashpër ndaj këtij akti, duke detyruar Tiranën zyrtare që të zhdukte nga botimi Fletoren Zyrtare numër 43 ku shfaqej pikërisht ky vendim. Gjatë një vizitë në Bukuresht, kryeministri grek Aleksis Tsipras do të paralajmëronte bllokimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE për shkak të këtij vendimi që prekte pronat e minoritetit grek në Himarë dhe në Sarandë.

rama tsipras

“Do të isha i lumtur të thoja të njëjtën gjë edhe për Shqipërinë si për Maqedoninë. Kohët e fundit po shikojmë zhvillime që nuk na pëlqejnë. Sot mësova që ka pasur një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek. Nëse është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ. Një çështje që fatkeqësisht neve nuk na jep optimizëm drejt perspektivës europiane. Nëse informacioni që kemi është i vlefshëm, nuk ekzistojnë parakushte për të ecur në këtë drejtim. Shpresoj të jem i gabuar. Sepse dëshira e të gjithëve është që hapat e vendeve të Ballkanit drejt perspektivës europiane të bëhen realitet. Por, ne çdo shtet e shikojmë veç e veç”, do të deklaronte Tsipras.
Mediat greke do të raportonin se Tirana zyrtare u tërhoq nga vendimi, edhe pse qeveria nuk e kishte publikuar vendimin për shfuqizimin e VKM-së.

Takimi i zhvilluar mes dy kryeministrave Rama dhe Tsipras në Kroaci, pas VKM-së së datës 4 prill, duket se ka shtensionuar disi marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës. Dy ditë përpara këtij ballafaqimi dy udhëheqësit e të dy vendeve kishin pasur një bisedë telefonike të përbashkët, ku mediat greke raportin se Tsipras i kishte treguar “vijën e kuqe” Ramës sa i përket çështjes së pronave të minoritetit, duke i kërkuar shfuqizimin e vendimit të marrë.
Ky akt i qeverisë shqiptare ndërmerret pikërisht përpara nxjerrjes së raport vjetor të Komisionit Europian, si dhe para se shtetet pjesëtare të BE-së të shprehen nëse janë për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tabaku nga Spaçi: Shteti ka dështuar të gjejë viktimat e diktaturës, asnjë familje nuk duhet të mbetet pa përgjigje

21:38 / July 13, 2026

Reforma zgjedhore, PS: Të zgjatet afati/ Maxhoranca ftesë PD: Votim elektronik në të gjithë vendin

15:46 / July 13, 2026

António Costa: Shqipëria një hap më pranë BE-së, mbyllen tre kapituj të negociatave

15:09 / July 13, 2026

Salianji sulmon bojkotin e PD-së: I shërben Ramës, Berisha po sillet si bashkëortak i qeverisë

14:46 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.