Një skandal ka prekur Europol-in. Dosje të cilat përmbanin informacione personale të drejtuesve të lartë të institucionit, janë zhdukur. Sipas disa burimeve të Politico, disa nga dosjet e zhdukura përfshijnë atë të Drejtoreshës Ekzekutive të Europolit, Catherine De Volle dhe dy prej zëvendësdrejtorëve të saj, Jürgen Ebner dhe Jean-Philippe Lecouffe.
“Më 6 shtator 2023, Drejtoria e Europolit u informua se dosjet personale të disa anëtarëve të stafit të Europolit ishin zhdukur. Kur zyrtarët kontrolluan të gjitha të dhënat e agjencisë, ata zbuluan dosje të humbura. Duke pasur parasysh rolin e Europolit si autoritet i zbatimit të ligjit, zhdukja e dosjeve personale të anëtarëve të stafit përbën një incident serioz të sigurisë dhe shkeljes së të dhënave personale”, lexohet në deklaratën e Europol.
Politico bën me dije se disa nga dosjet e humbura u rishfaqën pasi një qytetar i gjeti ato të hedhura në një vend publik në Hagë dhe i solli në stacionin policor lokal. Nuk do të mësohet kurrë numri i dosjeve të zhdukura dhe as fakti se përse ishin marrë nga brenda institucionit.
Dosjet e burimeve njerëzore mund të përmbajnë informacion në lidhje me aplikimin për punë të zyrtarëve, trajnimin përkatës, datat e lindjes, statusin e martesës, vartësit, adresën aktuale dhe informacione të tjera.