Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bardhi takon reporteren e Shqipërisë në PE: PS bllokon ”Zgjedhoren”! Tabaku: Kuvendi rol më të fortë në Integrim

11:36 / March 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1711535510 gazmentbardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kanë zhvilluar takime me reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos. Bardhi zbulon edhe foksin e diskutimeve. Ai shkruan se e ka informuar eurodeputeten për zhvillimet në Kuvend, ecurinë e reformave dhe problematikat që ka Shqipëria në rrugëtimin europian. Bardhi thotë se mazhoranca ka dy vite që ka bllokuar reformën zgjedhore dhe se nuk po zbaton vendimet e gjykatës kushtetuese, për herësin dhe votën e emigrantëve.

“Znj. Isabel Santos, raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, e informova për përpjekjet e opozitës që Shqipëria të ketë një Parlament funksional, që respekton të drejtat kushtetuese të opozitës, lejon kontrollin efektiv ndaj Qeverisë, dhe që punon në interes të qytetarëve. Moszbatimi nga Kuvendi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është minim i parimeve të shtetit ligjor dhe akti më brutal antikushtetuese i ndodhur në 33 vite. Mazhoranca duhet të heq dorë nga tentativa për të kontrolluar institucionet e drejtësisë dhe nga çdo përpjekje për të kontrolluar politikisht drejtësinë. E informova për bllokimin 2 vjeçar të Reformës Zgjedhore nga mazhoranca dhe nevojën që ka Shqipëria, si vend kandidat për anëtar të BE, që të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm. E sigurova se për opozitën përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, garancitë për barazi në zgjedhje, dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, janë një prioritet jo vetëm i shpallur, por pikënisja e një reforme kuptimplotë zgjedhore, që duhet përmbyllur sa më parë në kohë”,-shkruan Bardhi.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 6b5f89b0 e266 42ab a762 9ef88da256bb 675x450 1
    Kreu i grupit parlamentar të PS, Çuçi takim me reporteren për Shqipërinë në PE: Rikthimi në normalitet një sinjal i mirë

Kurse Tabaku zbulon se fokusi i bisedës me Santos ka qenë procesi i integrimit dhe ecuria e Shqipërisë në raport me konferencën e radhës ndërqeveritare. Tabaku nënvizoi se me rëndësi për Shqipërinë mbetet që të vazhdojë betejën kundër korrupsionit dhe për këtë mbetet me rëndësi vullneti politik.

“Bisedë e frytshme me raporteren e Shqipërisë në PE Isabel Santos, në lidhje me procesin e integrimit. E rëndësishme që lufta kundër korrupsionit, check and balance të jenë produkte të parlamentit që i ka në themel të punës. Koha që integrimi të ketë në qendër qytetarët dhe jo politikën”, shkruan Tabaku.

6603f58625ac1tabaku

Gazment Bardhi jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.