Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vrasja e 12-vjeçares bëhet serial televiziv, çifti i pasur e drogoi në mënyrë periodike vajzën e birësuar

10:07 / March 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 03 28 100133
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja e 12-vjeçares Asunta Basterra, tashmë do të jetë edhe në një serial televiziv në Netflix. Ky rast konkret ka ndodhur në vitin 2013 dhe konsiderohet si një nga më tronditëset e regjistruara në Spanjë. E lindur në Fang Yong në vitin 2000 në Kinë, Asunta u birësua në moshën nëntë muajshe nga Alfonso Basterra Camporro dhe Maria del Rosario Porto Ortega, një çift i pasur nga Spanja. E përshkruar si një fëmijë i talentuar.

Mjeku ligjor përcaktoi se ajo vdiq nga asfiksia dhe i ishte dhënë të paktën 27 pilula Lorazepam. Prindërit birësues, Alfonso Basterra dhe Rosario Porto u shpallën fajtorë për vrasjen e saj më 30 tetor 2015. Sipas dokumenteve të gjykatës, çifti e drogoi në mënyrë periodike vajzën e tyre me Lorazepam për tre muaj dhe më në fund e asfiksoi. ata u dënuan me tetëmbëdhjetë vjet burg.

Rasti ka tërhequr një interes të gjerë mediatik në Spanjë dhe në mbarë botën, si dhe një “deklaratë shqetësimi” nga Ministria e Punëve të Jashtme kineze. Një seri dokumentare me katër pjesë rreth çështjes debutoi në vitin 2017 dhe u vu në dispozicion ndërkombëtarisht në Netflix në 2019.

Seriali rrëqethës tregon të gjitha momentet më të rëndësishme të rastit, duke përfshirë kur Asunta raportohet e zhdukur dhe kur hetuesit fillojnë të dyshojnë për çiftin. Përdoruesit e mediave sociale e kanë lavdëruar trailerin, duke thënë “nuk mund të dallosh nëse po aktrojnë apo njerëzit e vërtetë” dhe “kështu është bërë, bravo Netflix”. Historia tashmë ka qenë subjekt i një dokumentari me katër pjesë të titulluar, El Caso Asunta: Operación Nenufar, ende i disponueshëm në Netflix.

Alfonso Basterra Asunta Basterra Rosario Porto
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundojnë ekzaminimet pas vdekjes së studiueses në Siberi, Rusia: 5 mijë teste pa rezultat shqetësues

20:50 / October 8, 2026

Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem, 11 të arrestuar në protestat pro-palestineze

09:00 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

08:28 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.