Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ilir Meta bën kallëzim në Prokurori: Më gjeni kush më ka vjedhur hard disc-un në zyrë

14:39 / March 29, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kryer një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, në të cilin denoncon se persona të paidentifikuar kanë vjedhur një hard disc me materiale në zyrën e PL.

Në kallëzimin e Metës, thuhet se disa persona janë futur natën në zyrën e partisë që ai drejton dhe kënë vjedhur hard disc dhe e kanë zëvendësuar atë me një tjetër. Kështu, sipas kallëzimit janë vjedhur të gjitha komunikimet elektronike.

“Siç do të konstatoni nga hetimi i faktit penal, objekt i këtij kallëzimi, në pajisjen DVR (hard disk) të Partisë së Lirisë më datën 06.03.2024 në orën 23:40:06 dhe me shënimin elektronik change working HDD të vërtetohet se persona të paautorizuar kanë hyrë në orën e vonë, saktësisht, në godinën e Partisë së Lirisë, duke qenë në dijeni të vendit të çelsave, i kanë marrë ato dhe janë ngjitur në ambientin ku ndodhej pajisja DVR (hard disk), të cilin sipas edhe skedës elektronike bashkëlidhur këtij kallëzimi rezulton se është ndërruar.

Është marrë pajisja DVR (hard disk) ekzistues dhe është vendosur një pajisje tjetër DVR (hard disk). Fakti që DVR (hard disk) është ndërruar dhe që pajisja DVR (hard disk) e vendosur ka një kapacitet më të kufizuar, ka mundësuar fikjen e kamerave natën. Ky fakt provohet jo vetëm nga informacioni elektronik i skedës, por edhe nga kapacitetet e ndryshme të pajisjeve DVR (hard disk).

Në këto kushte, nga ana e personave të paidentifikuar është konsumuar vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike të Partisë së Lirisë, parashikuar nga nenet 137/a/2. Duam të sqarojmë organin procedues se këta persona jo vetëm që kanë qenë të paautorizuar por kanë hyrë në mesnatë në selinë e Partisë së Lirisë në rrethana që nuk njihen nga ana jonë.

Përveç sa përshkruam më lart nga ana jonë dhe stafi përkatës janë konstatuar lidhje, këputje dhe dëmtime të linjave kabllore, po nga persona të paidentifikuar, në kohë dhe si person, në tarracën e godinës së Partisë së Lirisë, të hyrë në seli në mënyrë të fshehtë.

Marrja e pajisjes DVR (hard disk) (ndërrimi i tij) përbën vjedhje jo vetëm në kuptimin e pajisjes DVR (hard disk) si pajisje elektronike, por në vështrim të nenit 137/a/2 dēmi parësor dhe qëllimi i vjedhjes së pajisjes DVR (hard disk) ka qenë vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike me të Kjo vjedhje nga ana objektive rezulton se nuk mund të kryhet nga një person i vetëm. Fakt të cilin ju do ta konstatoni nga hetimi dhe kqyrja e vendit të ngjarjes dhe në lidhje me këtë mekanizëm kriminal, kualifikimi ligjor i veprës është sipas paragrafit të dytë të nenit 137/a, pra në bashkëpunim.

Po kështu është konstatuar vjedhja e impulseve telefonike dhe ndërhyrja në këtë rrjet nga persona të paidentifikuar, gjoja për të riparuar këtë sistem. Ky konkluzion i yni derivon nga fakti që në muajt e fundit sistemi i brendshëm telefonik, me të cilin funksionon së bashku edhe rrjeti elektronik, ka patur defekte të njëpasnjëshme. Edhe këto veprime janë kryer jo nga një person i vetëm dhe në kohë të ndryshme”, thuhet në kallëzim.

Meta tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.